Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

302 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Metoda e Contes po aplikohet totalisht ne merkato: ja tre emrat e pare ne listen e Marottes!

Metoda e Contes po aplikohet totalisht ne merkato: ja tre emrat e pare ne listen e Marottes!
Inter Club Staff

“Kerkim per lojtare me palmares teper te rendesishem, pervec mentalitetit fitues qe ata duhet ta kene gjithmone si pjese e repertorit te tyre.”

“Keto jane bazat per te rindertuar perseri nje Inter te madh”. Keshtu hapet sot artikulli i Corriere dello Sport per sa i perket tratativave te merkatos qe Interi ka ndermend per te perforcuar skuadren en dispozicion te Contes.

Me pas, Corriere dello Sport ndalet tek nje liste me tre emra kryesor qe pasqyrojne ne menyre perfekte kerkesat e Contes.

“I pari ne kete liste eshte ai i Arturo Vidal, mesfushori qe ne karrieren e tij ka fituar nje mal me trofe edhe pse i mungon ende nje Champions League.”

“Ai ka nje karriere me trofe te fituar dhe kaq mjafton per te pasur diference me mesfushoret aktual te zikalterve qe duhet te festojne ende fitoret e para per shkak te moshes se tyre te re.”

“Ja pse Interi po kerkon edhe Kurzawa, mbrojtes krahu i PSG qe me francezet ka fituar 13 trofe ne 5 vite ne Ligue 1 por edhe me Monaco. Ai eshte ne skadence kontrate.”

“Por ne te njejtin pozicion si ai, nje tjeter lojtar i pelqyer eshte Emerson Palmieri, qe me Conten ka fituar nje FA Cup. Keta tre emra i pelqejne Interit dhe mund te ndertojne nje baze te rendesishme per te ardhmen.”

“Nderlidhja e emrave qe jane mesuar te fitojne me skuadren aktuale do te jete nje faktor i konsiderueshem duke pare qe nga klubi po dalin lojtare qe kane fituar trofe si puna e Godin, Sanchez apo Asamoah.”

“Ata jane lojtaret qe kane fituar me shume ne skuader por mbase edhe me barkun plot. Tani per ta eshte koha te kerkojne stimuj diku tjeter nderkohe qe Conte do tentoje ti zevendesoje po me lojtare me palmares te ngjashem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.