Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,291 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi tregohet shume i ashper: “Match-point i hedhur ne kosh. Icardi? Diskutoni kot, eshte e pamundur qe te harrohet.”

Bergomi tregohet shume i ashper: “Match-point i hedhur ne kosh. Icardi? Diskutoni kot, eshte e pamundur qe te harrohet.”
Inter Club Staff

Ai ka folur si gjithmone tek Sky Sport gjate transmetimit “Il Club”, ku ish-mbrojtesi legjendar i Interit, Beppe Marotti ka folur per 0-0 e Interit dje ne san Siro ndaj Atalantes. 

Nje barazim ne nje takim direkt ky per zonen Champions ku sipas Bergomit eshte nje rast i humbur nga Interi.

“Interi kishte nje match-point sot, sa keq qe e hodhi ne kosh. Ishte nje pike e madhe per Atalanten, sepse e ka marre ate pa pasur nje lojtar si Duvan Zapata ne fushe.”

“Interi nuk eshte e kualifikuar ashtu si thoni ju. Ka edhe shume rruge perpara. Me te vertete qe ka 5 pike avantazh ndaj Milanit bashke me avantazhin e takimit direkt, por ky takim direkt nuk e favorizon me Atalanten ama.”

“Prandaj skuadra e Spallettit duhet ta fitoje ne fushe kualifikimin, sepse ka ndeshje te rendesishme si ndaj Romes, Napolit dhe Juventusit.”

“Me siguri kuota per tu kualifikuar eshte ulur me shume nga sezoni i kaluar. Interi vitin e kaluar u kualifikua me 72 pike e besoj kete vit do te mjaftojne me pak se 70 pike. Ndeshjet kunder Frosinones dhe Udineses ne leter jane te thjeshta, por te luash ne keto dy fusha nuk eshte aspak dicka e larte.”

Ne fund fjale te ashpra ndaj Icardit nga Bergomi: “Ceshtja e Icardit? Eshte e kote qe diskuton nese u harrua apo jo. Kjo ceshtje nuk do te harrohet kurre. Gjerat nuk ndryshojne e sidomos nga sot neser.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.