Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,154 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mihajlovic ben parashikimin e tij: “Kampionati? Ja kush eshte skuadra me favorite per ta fituar. Milani…”

Mihajlovic ben parashikimin e tij: “Kampionati? Ja kush eshte skuadra me favorite per ta fituar. Milani…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme ne emisionin Tiki Taka qe transmetohet ne Mediaset, ka pasur edhe nje te ftuar special.

Ai ka qene Sinisa Mihajlovic, tranjeri i Bolognes qe ka drejtuar me pare Milanin por ai edhe ka luajtur per Interin.

Sinisa ka qene i ftuar pikerisht per te folur edhe per derbin e Milanos si nje njeri qe i ka perjetuar te dyja anet e kesaj ndeshje.

“Une e kam pare ndeshjen. Ibrahimovic ka bere ate qe duhet te bente ne fushen e lojes. Nuk ka shenuar, por ka qene me i rrezikshmi nga Milani.”

“Por ate ndeshje e ka fituar Interi, me merite. Kampionati i mbyllur? Nuk e them dot kete, por me siguri skuadra me favorite per ta fituar eshte Interi.”

“Kush eshte diferenca e Milanit tim dhe atij te Piolit? Ibra. Me Ibran te Bologna ne do te ishim ne zonen Europa League.”

“Ibra ne Sanremo? Nese Ibra ben ate qe ben ne fushe dhe stervitet ashtu si dihet, jeta private ka pak rendesi. Cdo njeri mund te beje ate qe do.”

“Ylli i Kuq? Une kam qene gjithmone tifoz i tyre por eshte e veshtire te kalojne me Milanin, edhe pse aty kam vellain tim te vogel Stankovic.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.