Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

466 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mihajlovic i habit te gjithe: “Interi eshte familja ime e dyte. Kur mora vesh qe nuk do luanim dot, une doja te…”

Mihajlovic i habit te gjithe: “Interi eshte familja ime e dyte. Kur mora vesh qe nuk do luanim dot, une doja te…”
Inter Club Staff

“Une doja te luanim. Kur mora vesh qe nuk do luanim dot, ja thashe edhe klubit tim, doja te luanim me Interin”.

Kete siguron Sinisa Mihajlovic diten e sotme, ne nje interviste per Corriere dello Sport, pak dite pas sfides fantazme ne Dell’Ara kunder Interit.

“Tek ne, Sansone nuk donte te vaksinohej. Asnje nuk po e detyronte. Por nese rregullorja te thote duhet te kesh tre doza, ose e ben, ose je jashte.”

“Une e them qe duhet te vaksinohen te gjithe, por pas dozes se trete do te hiqja nga qarkullimi tamponet.”

“Doza e trete redukton Omicron dhe per lojtaret behet si nje grip i thjeshte. E thone ekspertet dhe keto jane faktet. E nese ke grup, rri ne shtepi deri sa te kalon, kaq.”

“Nuk mund te denosh edhe te tjeret te bejne te njejten gje sepse shoku i skuadres eshte me grip. Me duket pa kuptim.”

Kur kam lexuar postimin e Sansones nuk e mohoj qe kam menduar per ty, duke pare ate qe ke kaluar.

“Te Bologna kam dhjete pozitiv. Kane bere te gjithe dozen e dyte dhe ndermjet te henes dhe te martes ishte programuar doza e trete.”

“Mu komunikua se te marten do rekuperohemi. Po pse gjithe ky nxitim? Une nuk i stervis lojtaret e mi prej nje jave.”

“Une dite me pare kam qene me temperature, por kam me shume se 7000 antitrupa dhe te molekulari kam dale negativ. Zgjidhja? Doza e trete.”

A je edhe ti i bindur se kete sezon do te fitoje Interi?

“Kurre nuk e kam thene. Une shpresoj ta fitoje Napoli, jo Interi.”

Si? Po pse? 

“Napoli per njerezit, me pelqen Napoli pikerisht per ta. Tek Interi kam qene lojtar dhe zevendes tranjer. Eshte familja ime e dyte.”

“Por kam nje pasion per napoletanet, eshte popull me zemer, si ne serbet. Ja, prandaj ne jemi pak me te ashper…”

“Une nuk kam asnje lidhje me Napolin apo napoletanet, por i ndjej afer me veten. Kemi te njejtin pasion per mardheniet, per miqesite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.