Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

335 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milan, Donnarumma e pranon se ka ende makthe nga derbi: “Pas asaj ndeshje kam pasur veshtiresi me…”

Milan, Donnarumma e pranon se ka ende makthe nga derbi: “Pas asaj ndeshje kam pasur veshtiresi me…”
Inter Club Staff

Derbi i fundit i luajtur ndermjet Interit dhe Milanit do te mbahet mend si nje nga me te bukurit ne vitet e fundit per emocionet qe ai dhuroi.

Mbase emocionet me te medha dhe me te bukura ishin per tifozet e Interit qe edhe ishin me shumice ne stadium por edhe emocionet negative te milanistave nuk ishin te pakta sepse ate ndeshje as ata nuk do ta harrojne per shume kohe.

Te humbasesh nje derby ne minutat e fundit kishte ndodhur edhe viti ne kaluar, por ne ate rast me nje penallti.

Ndersa kesaj radhe ndodhi gjithcka ne frymen e fundit ku krosi i Vecinos gjeti koken e Icardit dhe Donnaruma, portieri i Milanit beri nje gafe te pafalshme me llogaritjen e trajektores se topit.

Pikerisht per kete gol, Gianluigi Donnaruma ka folur sot ne mikrofonat e Rai Sport dhe direkt nga grumbullimi me Kombetaren, portieri i Milani eshte kthyer prapa ne kohe duke e kujtuar ate rast pa e mohuar qe ai gol e ka lene pa gjum per disa nete me radhe.

Ja fjalet e portierit te Milanit: 

“Pasi pesova ate gol pata veshtiresi te flija naten. Nuk mendon dot per asgje tjeter.”

“Por ato gjera bejne pjese edhe ne jeten e nje portieri dhe ne rolin e tij ne fushe.”

“Eshte normale qe ndonjehere ndodh, por duhet te permiresohesh edhe pas gabimeve.”

“Le te themi se ishte nje gabim vleresimi, une pa vetedije nuk e prita qe Vecino do e krosonte ate top por shkoi ashtu dhe Icardi shenoi me koke.”

“Do te me sherbeje si leksion per te ardhen…”

E keshtu, tifozet zikalter nuk do te ishin aspak kunder qe Donnaruma te vazhdonte mesimet dhe leksionet perseri ne derbin e radhes…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.