Milan, flet edhe Tonali: “Une e admiroj Barellen. Mund te kaloja tek Interi? Degjoni, une kurre nuk…”
I intervistuar nga Corriere della Sera, Sandro Tonali, ndalet me se shumti te Derbi i Milanos qe sheh nje difernece prej shtate pikesh mes dy skuadrave.
“A e prisja kete avantazh? Per te thene te drejten jo. Por ne mendojme per veten tone. Vazhdimesia te ben te krijosh diference.”
“E kemi nisur si sezonin e shkuar. Fale punes se Piolit dhe afersise se klubit, rruga qe po ndjekim eshte ajo e duhura.”
Ti ke qene i pari qe ke thene fjalen Scudetto perpara mediave.
“Ne te gjithe besojme te Scudetto dhe eshte e drejte keshtu. Ne 11 ndeshje kemi treguar se mund te luajme me te gjithe, do te thote se jemi nje skuader e madhe.”
Nje pyetje direkte per te: A jeni favorit per Scudetton? Po apo jo?
“Jo, kampionati eshte i gjate dhe nuk mund te themi qe jemi favorite. Ne vazhdojme te e njejta rruge si vitin e kaluar. Nuk duam te ndalemi.”
Milani shihet si favorit ne derbi: me mire apo me keq?
“Ne derbi nuk ka favorite. Ka shume karikim, tension. Ne do te kerkojme te bejme ndeshjen tone pa u cnatyruar.”
Ke ke me shume frike nga Interi?
“Skuader e madhe, do te jete e veshtire. Por ne jemi Milani.”
Nje emer po ta themi neve: si do te jete sfida ndermjet Tonalit dhe Barelles?
“Eshte nje mik dhe nje lojtar i madh. E admiroj shume.”
Mund te ishit shoke skuadre: Interi te ka kerkuar per shume kohe gjate veres se 2020…
“Degjoni: Kam degjuar dicka, por une kurre nuk e kam ditur cfare po ndodhte. Nuk dija asgje. Te Milani jam shume i lumtur, per mua eshte nje enderr te jem ketu, ne skuadren qe kam qene tifoz qe i vogel dhe qe shihja ne stadium me babain.”