Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

617 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milan-Inter, Gazzetta hedh poshte Godin dhe i jep note qesharake: “Leao e ben ta kujtoje qe eshte 33 vjec”

Milan-Inter, Gazzetta hedh poshte Godin dhe i jep note qesharake: “Leao e ben ta kujtoje qe eshte 33 vjec”
Inter Club Staff

Paraqitja e Godin ne derbi duket se i ka vene te gjithe dakort. Ose me mire le te themi jo te gjithe.

Mund te themi te gjithe vetem nese leme menjane Gazzetta dello Sport qe ka hedhur poshte ndeshjen fenomenale te Godin diten e djeshme ndaj Milanit.

E perditshmja italiane tregon se Godin nuk ka bere mire ne diten e djeshme dhe se pritet me shume prej tij.

Pyetja qe lind natyrshem eshte: po cfare ndeshje ka pare analisti i Gazzetta dello Sport qe ka dale ne kete perfundim?

Gjithesesi, le ti hedhim nje sy te gjitha votave pas ndeshjes se djeshme per te bere nje krahasim:

FcInter1908.it i jep Godin noten 8 dhe e komenton keshtu lojtarin: “Nje profesor. Dominues. Perballet me Leaon (shume lojtar i mire) si nje gjigand dhe e mban ne kontrall me nje klas qe te mbyt nese e ke kundershtar. I mrekullueshem.”

FcInterNews.it nderkohe e vlereson Godin me noten 7: “Gjen fushen e lojes nga minuta e pare ne derbin e pare milanez ne karriere. Leao provon qe ta vere ne veshtiresi me nisjet e tij me top ne kembe, por ai i pergjigjet me nje eksperience qe e kane pak lojtare ne Europe.”

Me pas, Corriere dello Sport i jep noten 7 Godin dhe thote: “I jep mbrojtjes zikalter nje force te papare ne nje mbrojtje qe Interi e kishte te forte qe sezonin e shkuar. Eksperienca e Bernabeut dhe Calderon vlen shume dhe dominon ne ndeshjen e tij te pare ne San Siro.”

Nderkohe, edhe Tuttosport e vlerson po me noten 7: “Nga tre mbrojtesat e qendres ai qe eshte me i fuqishmi eshte pikerisht ai qe ka edhe nje inteligjence taktike prej profesori. Shume i zoti qe te limitoje nisjet e bukura te Leaos.”

Por ja tek erdhem edhe tek habia e madhe e Gazzetta dello Sport qe i jep Godin noten 6 dhe nuk i kursen as kritikat: 

“20 vitet e Leaos kunder 33 vitet e Godin: dukej diferenca. Uruguajani mbijeton me eksperience duke bere edhe faulle. Eshte mbrojtesi i Interit qe vuan me shume dhe Interi vetem nga krahu i tij ka vuajtur me shume.”

Nderkohe ne e perserisim edhe njehere: cfare ndeshje mund te kete pare La Gazzetta dello Sport?

Eh, mbase duhet te jene edhe te merzitur. Jane pikerisht ata qe perhapen lajmin per sherrin Lukaku-Brozovic pikerisht dy dite para derbit. I dime te gjithe qellimet e mira te atyre.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.