Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

745 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milan-Inter, ja dy formacionet qe po mendon Conte per derbin: dyshimi me i madh ne sulm!

Milan-Inter, ja dy formacionet qe po mendon Conte per derbin: dyshimi me i madh ne sulm!
Inter Club Staff

Ka nje pritshmeri te madhe per derbin e Milanos qe kete sezon vjen menjehere, qe ne fillimin e sezonit.

Interi paraqitet ne kete ndeshje me 9 pike ne 3 ndeshje qe tregon edhe njehere se Interi ne kampionat ka qene nje skuader tjeter ne krahasim me ate qe u pa kunder Slavias se Prages.

Milani nga ana tjeter, vjen nga dy suksese te njepasnjeshme, por ata kane pasur jo pak veshtiresi ndaj Verons dhe nuk kane bindur aspak me loje.

Nderkohe, edhe sot pritet nje Meazza i mbushur plot: me shume se 70 mije persona do te jene prezent sot ne Meazza.

LAJMET E FUNDIT NGA MILANI – Pa Calabrian (i skualifikuar) dhe Caldaren (i demtuar), Gampaolo duhet te konfirmoje edhe njehere 4-3-3 duke hequr dore keshtu nga trekuartisti, nje shenje qe e ka dalluar ate gjate gjithe karrieres se tij.

Conti nderkohe pritet te luaje titullar ne krahun e djathte per te zevendesuar shokun e skualifikuar ndersa ne mes shikohet nje mesfushe ‘gatuziane’ me Kessie, Biglia (ne avantazh ndaj Bennacer) dhe Calhanoglu.

Ne sulm, Suso pritet ne te djathte, Rebic (me shume se sa Castillejo) ne te majte dhe ne qender do te jete Piatek.

Ne fakt, ne fushe pritet te zbrese Milani i vjeter i sezonit te kaluar me te vetmin Rebic (qe eshte ne balotazh edhe me Paqueta).

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Conte nuk ka asnje deshire qe te shikoje Interin qe pa ne fushe te marten dhe me siguri qe do te kete bere dicka gjate ketyre diteve.

Do te jete shume i rendesishem menyra se si Interi do te zbrese ne fushe dhe me cfare mendesie pertej skemave sepse interpretimi i lojes eshte gjeja me e rendesishme.

Dy jane opsionet taktike per Conten: te konfirmoje 3-5-2 me Barella dhe Sensin perkrah Brozovic dhe Lukaku me Lautaron ne sulm ose nje 3-4-2-1 me hyrjen e Politanos nga minuta e pare ku do te luante me Sensin prapa kraheve te Lukakut.

Belgu nderkohe eshte nje njeri i palevizshem nga formacioni per ate qe i ofron skuadres sipas Contes. Por nje rikthim i rendesishem pritet te ndodhe edhe ne mbrojtje ku Godin do te luaje nga minuta e pare pas nje ndeshje pushim ne Champions.

E veshtire nderkohe qe Conte te heqe dore nga Asamoah sidomos duke marre parasysh rrezikshmerine e Susos.

Sot, sipas te rejave te fundit njeriu favorit per te luajtur nga minuta e pare eshte Barella i cili shikohet me perpara se Vecino: pas golit ndaj Slavias se Prages, ish-lojtari i Cagliarit mund te kete thyer akullin perfundimisht.

Nderkohe, perseri pankine per Sanchez: kiliani ndihet me mire, por do e nise ndeshje nga stoli ku edhe mund te aktivizohet disa minuta.

FORMACIONET E MUNDSHME: 

MILAN (4-3-3): G. Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Biglia, Calhanoglu; Suso, Piatek, Rebic.

Ne pankine: Reina, A. Donnarumma, Duarte, Gabbia, Hernandez, Bennacer, Krunic, Bonaventura, Paquetà, Castillejo, Borini, Leao.

Tranjer: Giampaolo.

Te skualifikuar: Calabria (1).

Te padisponueshem: Caldara.

INTER (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah; Lukaku, Lautaro.

Preview Milan-Inter - Due opzioni per Conte. Lukaku pilastro, torna Godin

Ne pankine: Padelli, Ranocchia, Bastoni, D’Ambrosio, Lazaro, Biraghi, Dimarco, Borja Valero, Gagliardini, Vecino, Politano, Sanchez.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: asnje.

Arbiter: Doveri. Asistente: Ranghetti e Lo Cicero. Arbiter i katert: Maresca. VAR: Irrati (Carbone).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.