Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 12, 2022

Scroll to top

Top

1,687 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milan-Inter ne horizont. Te lenduarit, rikthimet, dyshimet per Mazzarrin dhe formacionet e mundshme. Momenti zikalter…

Milan-Inter ne horizont. Te lenduarit, rikthimet, dyshimet per Mazzarrin dhe formacionet e mundshme. Momenti zikalter…
Bujar Berishaj

Derby, -12.

Mungon ende deri tek koha e numerimit prapa, por tekniku zikalter Walter Mazzarri duhet te mendoj qe tani per formacioin e mundshem kunder Milanit te Inzaghit. Kartoni i kuq i Medel komplikon shume planet e Mazzarrit, sepse tani duhet te zgjedhet zevendesimi ideal i Pitbullit kilen dhe si te perdoren 3 lojtaret ne mesfushe.

Te impenjuarit e ndryshem ne miqesore, kualifikime te EURO 2016 dhe Kupes se Afrikes mbajne larg Appiano Gentiles vetem 7 lojtare (Handanovic, Ranocchia, Medel, Mbaye, Kovacic, Kuzmanovic dhe Bonazzoli) duke i lene te plote teknikut repartin e sulmit dhe Guarin (qe nuk eshte grumbulluar nga Kolumbia per shkak te lendimit qe ka pasur) qe mund te jete nje elemte i vlefshem per teknikun, madje edhe gjate gares.

Keshtu, pushimi ”bekuar” per Osvaldo dhe Palacio qe te gjejne formen me te mire te tyre dhe Icardin qe te mbush baterite e tij. Kunder Milanit, Maurito do te jete titullas se bashku me Palacion qe duket favorit para Osvaldos.

Duke u kthyer tek zevendesuesi i Medel, Kuzmanovic duket te jete favorit, qe ka qene nje nga me te miret kunder Veronas. Por rebusi mbetet sa i perket vendosjejs taktike, sepse si mesfushor qendror (mezzala) ka luajtur shume mire dhe nje levizje para mbrojtjes mund te jete e rrezikshme, por nga te trete ai eshte me i adaptueshem, sepse Hernanes dhe Kovacic nuk duken dhe aq mire ne kete rol.

Keshtu qe tani duket e gatshme zgjidha e rolit re mesfushorit qe do te jete i zgjedhur ne 3-5-2 zikalter duke pare qe nje rekuperim i M’Vila duket i veshtire pas nokautit me 23 tetor duke lenduar ligamentin kolatreal te mesit.

Sa i perket anesoreve (reparti qe ka pesuar me se shumti lendime koheve te fundit) emergjenca duket se po zhduket gradualisht. D’Ambrosio dhe Jonathan do kerkohet te rekuperohen kete jave por eshte e veshtire ti shohim nga minuta e pare kurse Nagatomo nuk do te jete me Japonine per shkak te lendimit prej te cilit vetem sa eshte rekuperuar. Rasti qe edhe Dodo te mbush baterite, sepse akoma nuk ka gjetur rastin qe te pushoj.

Sipas permbajtjes me larte, formacioni i Mazzarrit duket i obligueshem.

FORMACIONET E MUNDSHME:

MILAN (4-2-3-1) – 23 Diego Lopez; 17 Zapata, 5 Mexes, 13 Rami, 2 De Sciglio; 15 Essien, 16 Poli, 28 Bonaventura; 10 Honda, 92 El Shaarawy, 7 Menez.

INTER (3-5-2) – 1 Handanovic; 23 Ranocchia, 15 Vidic, 5 Juan Jesus; 55 Nagatomo, 10 Kovacic, 17 Kuzmanovic, 88 Hernanes, 22 Dodò; 8 Palacio (7 Osvaldo), 9 Icardi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.