Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

645 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milan, Pioli pranon gjithcka para derbit: “Ja kush eshte plani anti-Brozovic qe kemi. Inter nuk eshte nje…”

Milan, Pioli pranon gjithcka para derbit: “Ja kush eshte plani anti-Brozovic qe kemi. Inter nuk eshte nje…”
Inter Club Staff

Konferenca per shtyp perpara ndeshjes se neserme per Stefano Piolin eshte zhvilluar mengjesin e sotem.

Ai ka folur per ndeshjen e Kupes se Italise, por nder te tjera, ka treguar edhe planin anti-Brozovic qe deshiron te vere ne kembe per kete ndeshje.

Dje keni qene per dreke Pashkesh ketu ne Milanello.

“Ne duam te fitojme te gjithe si skuader. Sa me shume te tille te jemi, aq me shume mundesi te fitojme kemi.”

“Jemi gjendur shume mire bashke, ashtu si ndodh gjithmone. Kemi perfituar nga rasti per te qendruar prane familjes tone, por ka rendesi ndeshja e neserme.”

Si eshte skuadra? Calabria dhe Romagnoli?

“Te shohim sot. Calabria ka pasur disa veshtiresi edhe dje, por duhet te stervitet sot. Edhe per Romagnoli do te jete decizive stervitja e dites. Gabbia mund te rekuperoje.”

Cfare klime ka te ju?

“Tashme tensioni eshte i larte, dihet. Por nese duam te fitojme Scudetton, duhet ti fitojme te gjitha ndeshjet, ashtu si duhet te bejme edhe neser. Shoh nje skuader shume te perqendruar.”

Kjo ndeshje a ndikon te lufta Scudetto?

“Per mua jo, nuk ndikon fare. E dime se kampionati ska lidhje fare me ndeshjen e neserme. Qartesisht do te bejme maksimumin per te kaluar turnin neser.”

Flitet per nje ndryshim pronaresh, a mund tju jape kjo gje energji pozitive?

“Nuk e kemi folur, asnjeri nga ne nuk deshiron te largohet nga perqendrimi i fundit te sezonit. Dua te nenvizoj se klubi na mbeshtet shume.

Cfare ndeshje do te jete neser?

“Do te duhet ta lexojme mire. Do te kete momente ku do te sulmohemi e momente ku do te sulmojme.”

“Kunder Interit luajme me fushe te hapur. Mund te jete e rrezikshme. Duhet te menaxhojme mire topin.”

Eshte e cudtishme te luash dy muaj me pas ndeshjen?

“Pa kuptim ta mendosh. Ndeshjen e pare kemi bere nje nga derbit me te mire por neser do te jene ndryshe gjerat.”

Inter a eshte pike referimi ne Itali?

“Jo, Milani eshte pika jone e referimit. Inter nuk eshte. Duhet te bejme me te miren tone te parakalojme veten. Inter na stimulon me shume, po.”

Goli ne transferte vlen dyfish. Cfare ndeshje do te jete?

“Sjellja jone kunder Interit ka qene gjithmone e ngjashme. Kjo nuk e heq faktin se eshte shume e veshtire si perballje.”

“Duhet te vrapojme shume dhe mire. Pastaj kemi nje strategji tonen qe do e hedhim ne fushe me qetesi te madhe dhe kualitet.”

Kessie si trekuartist ka qene pak efikas ne loje. Krunic me Interin ka bere mire. Cfare do te presim neser?

“Ne fakt Krunic ka bere nje derbi te mire, jam dakord. Per fazen tone sulmuese, te mbulohet nga afer Brozovic eshte shume e rendesishme. Prandaj, njeri prej tyre do te jete pas Brozos. Eshte me e lehte te luash me njerin nga ata te dy se sa me Diaz.

Cfare do te thoshte Pioli per derbin e 4-2?

“Do ju thoja ate qe i them lojtareve te mi: ajo qe ka rendesi eshte ajo qe do te bejme neser, ajo qe kemi bere me pare vlen zero.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.