Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,214 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milan, shume lajme te keqija: UEFA i dergon ne gjykate: rrezikon perjashtimin nga Europa dhe…

Milan, shume lajme te keqija: UEFA i dergon ne gjykate: rrezikon perjashtimin nga Europa dhe…
Inter Club Staff

Pas voluntary agreement (marreveshjen vullnetare), UEFA i mohon edhe ujdine (nje marreveshje te dyte me penalitete).

Klubi kuqezi keshtu rrezikon denime teper te renda: asnje blerje ne merkato, reduktim i skuadres, gjobe super e majme dhe perjashtimin perfundimtar nga Europa.

Vendimi merret ne mesin e qershorit. Atalanta dhe Fiorentina ne pritje.

Keto jane detajet e sjella nga La Gazzetta dello Sport:

LAJMI – Nuk ka ujdi. UEFA i ka mohuar Milanit marreveshjen me konsensus pasi disa muaj me pare i kishte thene jo edhe marreveshjes vullnetare te deklaruar nga Milano. Tashme klubi i dyte i Milanos do te shkoje perballe gjykates se UEFA-s ne mesin e qershorit: ne ate dite mund te ndodhe gjithcka. Pese gjyqtaret e keshillit kane nje liste te shkurter me denime te aplikueshme por secila eshte shume e rende: e fundit dhe me e keqja eshte perjashtimi nga kupat Europiane. Ne kete rast, mirupafshim Europa League dhe Atalanta do te futej ne grupe dhe Fiorentina do te zhvillonte paraeleminatoret.

VENDIMI – Milani eshte informuar sot pasdite vone: “Do te dilni perpara trupes gjykuese”, i ka komunikuar UEFA. Kjo gje nuk ndodh shpesh, por vetem kur klubet deshtojne dy hapat e para. Milani nuk permbushi as kushtet fillestare, as ato te dyta. UEFA nuk do e thote kurre zyrtarisht, por ata i kishin dhene Milanit kohe per te ndertuar nje strategji se ku do i gjenin parate per rifinancimin e klubit si dhe te ardhurat ne vazhdum, por Milani deshtoi te tregonte dicka te tille perpara UEFA-s. Kjo gje ka shtyre drejtuesit e Nyon te nxjerin Milanin perpara komisionit gjyqtar. Ne praktike, UEFA ben me dije gjithashtu se Milani nuk ka asnje element qe te nderroje kete vendim.

MOTIVET – Motivet e deshtimit te Milanit pothuajse jane te njejtat si “jo” e UEFA-s per voluntary:

1 – Shume pasiguri per rifinancimin e klubit, nuk dihet nese do te behet dhe nese do te mbyllet dot.

2 – Shume pasiguri per pronarin e milanit, mister Li, figura e te cilit eshte shume e dyshimte dhe aspak e qarte.

3 – Shume paqartesi per fitimet e klubit ne te ardhmen, mbi te gjitha ato kineze: Uefa e ndalon planin e Milanit sepse ata parashikojne fitime mbi marreveshje qe nuk jane nenshkruar ende.

SKENARET – Tani i takon gjyqtareve te panelit te vendosin. Ata kane nje liste te shkurter sanksionesh, por te renda mjaftueshem. Deficiti i Milanit ne trevjecarin e fundit eshte shume i larte, me shume se 100 milione euro dhe nuk pritet nje dore e lehte e UEFA-s. Denimet jane: bllokimi i merkatos, limitim i numrit te lojtareve ne skuader, gjobe shume e majme. Keto demtime jane te gjitha shume te mundeshme dhe aspak te pamundura. Por ajo me e renda do te ishte perjashtimi perfundimtar nga Europa League kete sezon. Ne kete rast, Atalanta dhe Fiorentina do te ferkonin duart.

Ky eshte nje lajm shume i keq per Milanin por mbi te gjitha, per tifozet e Milanit sepse denimet nuk priten te jene aspak te lehta. Gjithashtu ky eshte nje lajm i rendesishem edhe per tifozet e Interit qe e shikojne FPF si dicka jo serioze.

Por ajo qe ka rendesi per momentin eshte se nderkohe qe Interi po gezon pjesemarrjen ne Champions qe pritet te sjelle nje stabilitet shume te madh ekonomik, dikush tjeter sapo ka shpenzuar 200 milione euro ne merkato per tu renditur i gjashti dhe rrezikon te perjashtohet nga Europa per ceshtje bilanci!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.