Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

751 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milani donte te fitonte ndaj Interit ne Kine por rezultatet jane te tmerrshme & qesharake: ja detajet dhe shifrat

Milani donte te fitonte ndaj Interit ne Kine por rezultatet jane te tmerrshme & qesharake: ja detajet dhe shifrat
Ardis
  • On 15/10/2018, 19:55

Bilanci zyrtar i Milanit tregon falimentin e projektit kinez.

Jo vetem nje bilanc negativ prej 126 milione €, por edhe nje faliment total te ekspansionit te Milan-it ne Kine. Fassone dhe Milan-i kinez, i drejtuar nga Yonghong Li, e kane “fshire” plotesisht projektin e ekspansionit ne lindjen aziatike. Dhe per ta deshmuar nje gje te tille, jane te dhenat e bilancit zyrtar, te publikuara nga “Calcio e Finanza”

“Bilanci i Milan-it duhet te arrinte nje kuote te te ardhurave, nga shitja e lojtare, rreth 273 milione € neto, per sezonin 2017/2018″.

“Kompozimi i fatures duhet te ishte si me poshte:

– te ardhura nga broadcasting: 99 milione €
– te ardhura nga stadiumi: 23 milione €

– te ardhura nga sponsor dhe marketing: 61 milione €
– te ardhura nga tregu kinez: 90 milione €”

Sidomos kjo e fundit eshte plotesisht e nenvleresuar: te ardhurat nga tregu kinez, qe kete vit duhet te ishin ne kuoten e 90 milione €, kane qene vetem 606.000 €. Dhe, sipas biznesplanit Fassoniane, te ardhurat nga Kina duhet te kapercenin kuoten e 225 milione € ne 2022.

Perkundrazi, Inter-i i Suning ne planin komercial “eshte shume larte”, pasi ka arritur ne 2017 shifren e konsiderueshme prej 130.1 milione €, e 11 ne klasifikimin ne Europe, per me teper ka kaluar edhe Juventus-in, pavaresisht shtate skudetove te njepasnjeshme. Dhe shume prej ketyre te ardhurave, sigurisht qe vijne nga Kina, atdheu i Suning.

Ne total, te ardhurat nga Kina ndikojne rreth 27% te bilancit 2017 te Inter-it dhe jane diku tek 74.8 milione €. Nje sasi shume e madhe po ta krahasosh me 606.000 € te faturuara nga Milan China. Dhe ne 2018 kane hyre edhe 37 milione € te tjera nga sponsor kineze.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.