Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

593 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milani kur lind dielli dhe Interi kur perendon, dy skuadra, dy filozofi te ndryshme: Ja ndryshimet!

Milani kur lind dielli dhe Interi kur perendon, dy skuadra, dy filozofi te ndryshme: Ja ndryshimet!
Ardis
  • On 16/10/2018, 18:37

Sfida ndermjet Inter-it dhe Milan-it do te jete nje ndeshje midis dy ekipeve rrenjesisht te ndryshme midis tyre.

Nje nga ndryshimet më me zë midis dy formacioneve persa i perket menyres dhe kohes per te gjetur golin:

Sic analizon Corriere dello Sera, kuqezinjte fillojne te sulmojne menjehere, duke realizuar 12 gola ne oren e pare te ndeshjes, ndersa zikaltrit preferojne te presin, duke u bere shpesh vdekjeprures ne fazen finale te ndeshjes, me 6 gola te realizuar mbas minutes se 75′.

“Do te jete nje derby per tu shijuar nga lindja ne perendimin e diell. Inter-i dhe Milan-i jane larg ne gjithcka, edhe tek golat.”

”Si peshkataret e hershem, kuqezinjte i realizojne golat e tyre ne oren e pare te ndeshjes, me 12 gola ne total.”

”Me më shume vonese zikaltrit, te pameshirshem ne 15 minutat e fundit te ndeshjes, me 7 gola ne total”.

“Milan-i ka nje problem ne mbrojtje, sepse ne kampionat perhere ka pesuar gol, por ne sulm eshte me efikase se Inter-i, dhe per me teper me nje ndeshje me pak, ka realizuar 15 gola kunder 12 golave te zikalterve qe ne dy ndeshje (Sassuolo dhe Parma), e kane perfunduar pa realizuar”.

“Ne nje San Siro te tejmbushur, derby rrezikon te kthehet nje sfide ne kohe, por gjithashtu midis dy filozofive te ndryshme.”

”Filozofia zikalter i ngjan nje filozofie te koperativave te golit, te shperndare ne 9 lojtare qe kane realizuar gol, ndersa golashenuesit kuqezinj jane 7 lojtare: zikaltrit jane me te paparashikueshem dhe mund te godasin me cdo lojtar te formacionit, kuqezinjte jane me te lidhur me sulmuesit.”

”E rendesishme eshte te gjesh, midis lindjes dhe perendimit, kohen e duhur per te realizuar golin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.