Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

951 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milani (portieri i Virtus Entella) tregon: “Nuk isha trembur ndonjehere perpara ndonje sulmuesi si me Lukaku. Ishte i pabesueshem.”

Milani (portieri i Virtus Entella) tregon: “Nuk isha trembur ndonjehere perpara ndonje sulmuesi si me Lukaku. Ishte i pabesueshem.”
Inter Club Staff

Ne menyren e tij ai eshte futur ne histori. Nicola Milani eshte portieri i pare qe ka pesuar gol nga Romelu Lukaku qe prej ardhjes se tij tek Interi.

Portieri i ditelindjes 2001 i cili luan me Virtus Bergamo, te dielen e kaluar ishte protagonist pa deshire ne debutimin e Big Rom me bluzen zikalter.

Romelu shenoi dy gola ne pjesen e pare dhe Milani tregon: “Une dola pastaj nga frika (qesh)”. Por te mos harrojme se pa disa pritje te tijat, rezultati do te ishte shume me i thelle se 8-0.

“Kam arritur te shpetoj dy raste te pastra per gol. Njerin nga Lukaku dhe njerin nga Asamoah.”

Kush me mire se ish-lojtari i Chiasso e ka pare me afer prezantimin e numrit 9 te Interit. Prandaj edhe FcInterNews e ka intervistuar sot portierin e Virtus, per te njohur me mire Lukaku.

Si ishte te perballeshe me gjigandin e ri zikalter?

“Me siguri ishte speciale, por ne te njejten kohe edhe e frikshme. Nuk kisha qene kurre perballe nje sulmuesi aq te pabesueshem si ai. Nuk te ndodh cdo dite te kesh kunder ate dhe lojtaret e tjere te Interit. Per nje djalosh qe enderron te luaje me profesionistet nuk ndodh cdo dite qe te luash kunder Interit. Ndjesite? Niveli eshte shume i larte dhe kur i shikon aq afer e kupton se sa te forte jane.”

Lukaku ju shenoi dy gola ne pjesen e pare, por ti ke pritur nje super rast duke mare komplimentet e te gjitheve…

“Ishim nje kunder nje dhe qendrova ne kembe deri ne fund. Lukaku eshte i pabesueshem, nje lojtar i madh. E ben repartin e sulmit edhe i vetem. Ka nje fizik qe te fut friken vetem duke e pare. Ai te merr perpara ty dhe te gjithe mbrojtesat vetem me prezence. Edhe duke qene nje bishe e vertete, ka shume teknike. Me pak fjale, nje sulmues i kompletuar.

Fizikisht si tu duk nga afer Romelu?

“Ishte shume mire, luftonte per cdo top. Por me beri pershtypje dicka ama…”

Po… Cfare?

“Fliste qe tani pak italisht. E ka mesuar ate me shpejtesi dhe disa fjale kyce per tu kuptuar me Espositon, Dalbert apo lojtaret e tjere i thoshte pa i menduar dy here. Mbase ka kohe qe studion…”

Pervec Lukaku, kush te impresionoi me shume?

“Duke thene se te gjithe jane te forte, une ne pjesen e pare pashe Borja Valeron se si e levizte topin ne mesfushe duke xhiruar gjithe skuadren. Ah sikur te ishte me i ri. Me te vertete kualitete te jashtezakonshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.