Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 17, 2022

Scroll to top

Top

Udhetimi i InterClubAlbania ne Derby | Inter-Milan, 13-17 Prill 2017

Te gjitha detajet e udhetimit ne Milano te Inter Club Albania qe do te behet me rastin e Derbyt te Milanos ne Prill!

Inter Club Albania – Tetor 2015

Udhetimi ne Derby – Inter vs Milan – 15 Prill 2017

PERSHKRIM DHE ITINERAR I RIFRESKUAR
LEXONI ME KUJDES

Ja tek erdhi koha perseri te flasim per te famshmin ‘Udhetimin e Milanos’ nga InterClubAlbania. Koha kaloi shume shpejt qe nga Tetori 2015 ne ate Inter-Juventus te sezonit te shkuar ku ishim prezent ne Giusseppe Meazza 71 interista nga e gjithe Shqiptaria (Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova perfshire). Shume prej jush mund te kene pare fotot, videot, mund te keni degjuar shoket tuaj qe kane qene prezent ne udhetimet tona se sa bukur ja kalojme. Heren e fundit ne Milano ishim me avion dhe kjo eshte nje nga arsyet qe kemi vendosur te rikthehemi tek udhetimi tradicional me autobuz, sepse eshte me te vertete lloji i udhetimit qe ne na pelqen: njohje te reja, muhabet, shaka, socializim, debate, lojra e pafund dhe plot gjera te bukura. Nje nga ato udhetime ku dikush niset me mbi 50 njerez te panjohur, dhe kthehet me mbi 50 shoke te rinj. Por kesaj radhe nuk do te shkojme nga Kroacia si perpara dy viteve, por do te shkojme nga Italia ne rruge detare fillimisht e me pas nga Bari ne drejtim te Milanos, si gjithmone me autobuzin tone qe nga Shqiperia…

Ky derby kete vit do te jete i vecante, i vecante per shkak te orarit, por edhe per shkak te dites: do te luhet ne oren 12:30 e do te luhet te shtunen. Arsyeja? Te dielen jane pashket. Orari dhe dita e ndeshjes na i ka prishur pak planet sepse nuk mund te shkojme dot te shtunen ne Appiano, por do mundohemi te maksimizojme kenaqesine e te qenit pjese ne udhetimin e Inter Club Albania dhe ta kthejme ne nje eksperience unike si gjithmone. Pikerisht per kete arsye, kemi arritur te sigurojme 3 vende per anetaret tane Junior ne pritjen e skuadres ne tunelin e San Siros, nje vizite tek muzeu i Interit deh turin e San Siros te dielen ne diten pas ndeshjes si dhe nje vizite ne grup ne Como, nje nga qytezat me te bukura afer Milanos e nje nga zonat me te vizituara turistike.

Detajet e Udhetimit

“Tre nete te paharrueshme ne Milano…”

Ne pagesen e udhetimit perfshihet:

  • BILETA E STADIUMIT
  • UDHETIMI ME AUTOBUZ (Tirane-Durres, Bari-Milano, Milano-Bari dhe Durres-Tirane)
  • UDHETIMI ME TRAGET – GNV – (Durres-Bari dhe Bari-Durres)
  • HOTEL ME TRE YJE + MENGJESI PER TRE NETE NE MILANO
  • TE GJITHA LEVIZJET NE MILANO (Hotel-Stadium-Qender-etj)
  • TRANSPORTI PER NE SAN SIRO, SAN SIRO STORE, MUZEU I INTERIT SI DHE SAN SIRO TOUR
  • VIZITE NE PIAZZA DUOMO
  • VIZITE TEK DYQANI I RI I INTERIT AFER PIAZZA DUOMO
  • VIZITE DISA ORE NE QENDREN TREGTARE ME TE MADHE NE MILANO
  • UDHETIM NE COMO

Intenerari i Udhetimit

E ENJTE 13 PRILL – E KONFIRMUAR: NISJA NGA TIRANA NE OREN 18:00 (drejt Durresit): Udhetimi do te behet ne rruge detare, keshtu qe autobuzi do te na coje deri ne port, ku do te bejme check-in, e me pas do te hipim ne traget te gjithe bashke. Nisja nga Durresi me Traget behet rreth ores 22:00 si rregull.

E PREMTE 14 PRILL – Mberritja ne Bari heret ne mengjes. Pasi te zbresim e te vulosim pashaportat, autobuzi qe eshte nisur sebashku me ne do te na prese jashte gati per tu nisur drejt Milanos ku pritet te mberrijme rreth ores 19:00-20:00. Sapo te arrijme do te akomodohemi ne hotel, ku thjesht do te meren celesat e dhomes sepse check-in do do te behet qe nga Shqiperia nga ana e InterClubAlbania. Ne darke mbledhja e grupit, ku vendoset orari i zgjimit dhe lojra me njeri tjeterin si gjithmone.

E SHTUNE, 15 PRILL – Mengjesi ne hotel nga oren 07:00 me 08:15. NISJA NGA HOTELI DREJT STADIUMIT: ORA 08:30 – E KONFIRMUAR. Ndeshja do te luhet ne oren 12:30, keshtu qe ne stadium duhet te jemi patjeter 2 ore e 30 minuta perpara. Do te shijohet derby ne maksimum ku te gjithe do te perjetojme nje nga eksperiencat me te bukura qe te ofron mrekullia e Meazzes e te cilin shpresojme ta fitojme. Pas ndeshjes, do te shkojme ne qender te Milanos, ku do te drekojme (e lire) dhe do te kalojme nje mbasdite te lire. Do te kete nje guide per grupin deri tek dyqani i Interit ne qender te Milanos. Mbasditja do te jete e lire dhe kthimi ne hotel do te behet rreth ores 21:00 – PER TU KONFIRMUAR -.

E DIELE 16 PRILL – Ja tek erdhem tek e diela e pare pa asnje impenjim e Inter Club Albania duke llogaritur te 6 udhetimet tona te meparshme ne Milano. Por nuk mund te kalojme nje dite te lire ne Milano pa pak Inter brenda: pasi kemi komunikuar me muzeun e Interit, ata do te jene hapur diten e diele edhe pse jane pashket e ne te gjithe do te shkojme ne Meazza per te bere turin e stadiumit ku vizitohet Meazza nga brenda, dhomat e zhveshjes, tuneli si dhe per te pare muzeun e Interit. Gjithashtu ne San Siro ndodhet edhe dyqani i ri i perbashket i Interit ne bashkepunim me Milanin. Mengjesi ne hotel deri ne oren 8:45. NISJA NGA HOTELI NE OREN 09:00 – E KONFIRMUAR -. Nga hoteli do te nisemi drejt per ne Meazza ku do te qendrojme aty deri ne oren 12:00, nga ku me pas do te nisemi menjehere ne COMO ku do te qendrojme deri ne oret e pasdites. Pas Comos, ne kthim per ne Milano do te ndalojme ne nje nga qendrat tregtare me te medha ne Milano per te kaluar disa ore e me pas nisja per ne hotel. ORARET JANE PER TU KONFIRMUAR NE NJE MOMENT TE DYTE.

E HENE 17 PRILL – Pas mengjesit ne hotel, do te nisemi drejt Barit me buzeqeshjen vesh me vesh, pasi Interi jone do kete fituar DERBYN E MILANOS! Ne oren 22:00 do te nisemi nga Bari, e me pas te marten ne mengjes, ne oren 07:00 pritet te kemi mberritur ne Durres. Transporti do te behet nga Durresi deri ne Tirane perseri me autobuzin e Inter ClubAlbania.

Kontakte me Inter Club Albania

Prenotimet fillojne nga sot, e merkure, 18 Janar 2017. Nxitoni, sepse ne dispozicion jane vetem 55 vende!

(Ehi, jane mbyllur prenotimet qe ne daten 19 Janar, sepse ne jemi nje tifozeri fantastike!!!)

JUXHIN RAMA –
TEL
: 0695651111.

VANI KASHARA – 
TEL: 0693588335.

Email: [email protected]

Facebook: Juxhin Rama (klikoni mbi emer)

FOTO NGA HOTELI

FOTO NGA TRAGETI

Trageti Rhapsody i GNV i Durres-Bari.

VIDEO NGA UDHETIMI I KALUAR

Anetaret qe kane prenotuar

*Anetaret qe jane ne kete liste kane paguar gjysmen ose shumen e plote te prenotimit.*

1. Juxhin Rama
2. Vani Kashara
3. Xhorxhi Gellci
4. Bush Bushaj
5. Erion Maksuti
6. Sheila Xhavo
7. Erka Xhavo
8. Deborah Beqja
9. Anta Haxhiraj
10. Jetmir Berisha
11. Ardit Buli
12. Ermir Mjekra
13. Jetmir Axhami
14. Frenci Hoxha
15. Donald Hysa
16. Abdulgafur Sinani
17. Markelian Ballushi
18. Shqiperim Beqiri
19. Dijon Bushaj
20. Jakup Fishta
21. Kristaq Bogdani
22. Igli Jata
23. Dhimiter Beleri
24. Saimir Kera
25. Edmond Mato
26. Jurgen Mato
27. Ersi Bode
28. Dritan Agastra
29. Metjon Agastra
30. Shkelqim Balla
31. Stivi Balla
32. Edmond Kondi
33. Endi Kondi
34. Artur Terziu
35. Bjorn Terziu
36. Ilir Salibashi
37. Iljon Salibashi
38. Arber Gjoshi
39. Ermal Vathi
40. Erald Dervishi
41. Taulant Koka
42 Jurgen Gjegja
43. Alferento Rudi
44. Albana Rudi
45. Alesia Rudi
46. Festim Rudi
47. Blerina Shaho
48. Klajdi Ramaj
49. Arben Gjymyshka
50. Xhaferr Babameto
51. Kastriot Hajdaraj
52. Elona Alliu
53. Marildo Gora
54. Drilon Kastrati
55. Taulant Murati
56. Aurrel Kondi
57. Egerin Brace
58. Emiljano Gjoza
59. Leonard Dinga
60. Saimir Lleci
61. Torian Qirio
62. Sergi Mema
63. Uneis Kondi
64. Klodian Kondi
65. Kastriot Rakipllari
66. Albi Laskaj
67. Ariseld Hajdari
68. Qemal Hajdari
69. Mema
70. Kujtim Mema
71. Ardit Gjermoni