Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

Udhetimi i InterClubAlbania ne Derby | Inter-Milan, 12-16 Tetor 2017

Te gjitha detajet e udhetimit ne Milano te Inter Club Albania qe do te behet me rastin e Derbyt te Milanos ne Prill!

IMG_4894
Inter Club Albania – Foto e bere ne Prill 2017
Udhetimi ne Derby – Inter vs Milan – 15 Tetor 2017

PERSHKRIM DHE ITINERARI I UDHETIMIT
LEXONI ME KUJDES

Erdhi koha perseri te flasim per te famshmin ‘Udhetimin e Milanos’ nga InterClubAlbania. Koha kaloi shume shpejt qe nga Prilli 2017 ne ate Inter-Milan te sezonit te shkuar ku ishim prezent ne Giusseppe Meazza 71 interista nga e gjithe Shqiptaria (Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova perfshire). Shume prej jush mund te kene pare fotot, videot, mund te keni degjuar shoket tuaj qe kane qene prezent ne udhetimet tona se sa bukur ja kalojme. Edhe kete here, udhetimi do te behet me autobuz, sepse eshte me te vertete lloji i udhetimit qe ne na pelqen: njohje te reja, muhabet, shaka, socializim, debate, lojra e pafund dhe plot gjera te bukura. Nje nga ato udhetime ku dikush niset me mbi 50 njerez te panjohur, dhe kthehet me mbi 50 shoke te rinj. Do te shkojme perseri nga Italia ne rruge detare fillimisht e me pas nga Bari ne drejtim te Milanos, si gjithmone me autobusin tone qe nga Shqiperia…

Derby kete vit eshte i shumepritur. I shumepritur sepse ndoshta per here te pare pas shume vitesh, te dyja skuadrat e Milanos gjenden me pike te plota ne klasifikim pas 2 javesh, dhe lufta per pozicionimin ne vendet qe te cojne ne Champions League eshte me e forte se kurre.

Kesaj radhe do te kemi nje risi: do te kemi dy cmime te ndryshme me diference 60 euro nga njera tjetra: cmimi i pare do te thote qe ndeshja do te shihet si gjithmone ne katin e dyte ne Meazza, ose nese dikush deshiron te paguaje me pak mund ta mare bileten ne katin e trete pa problem, dhe do e perfitoje nje vend ne udhetimin e ICA me nje cmim shume me te lire.

Detajet e Udhetimit

“Tre nete te paharrueshme ne Milano…”

CMIMI: 340 EURO 

(ose 280 euro, nese deshironi ta shikoni ndeshjen ne katin e trete ne San Siro)

Ne pagesen e udhetimit perfshihet:

  • BILETA E STADIUMIT
  • UDHETIMI ME AUTOBUZ (Tirane-Durres, Bari-Milano, Milano-Bari dhe Durres-Tirane)
  • UDHETIMI ME TRAGET – GNV – (Durres-Bari dhe Bari-Durres)
  • HOTEL ME TRE YJE + MENGJESI PER TRE NETE NE MILANO
  • TE GJITHA LEVIZJET NE MILANO (Hotel-Stadium-Qender-etj)
  • TRANSPORTI PER NE SAN SIRO, SAN SIRO STORE, MUZEU I INTERIT SI DHE SAN SIRO TOUR
  • VIZITE NE PIAZZA DUOMO
  • VIZITE TEK DYQANI ZYRTAR I INTERIT AFER PIAZZA DUOMO
  • VIZITE DISA ORE NE QENDREN TREGTARE ME TE MADHE NE MILANO
Intenerari i Udhetimit

E ENJTE 12 TETOR – E KONFIRMUAR: NISJA NGA TIRANA NE OREN 18:00 (drejt Durresit): Udhetimi do te behet ne rruge detare, keshtu qe autobuzi do te na coje deri ne port, ku do te bejme check-in, e me pas do te hipim ne traget te gjithe bashke. Nisja nga Durresi me Traget behet rreth ores 22:00 si rregull.

E PREMTE 13 TETOR – Mberritja ne Bari heret ne mengjes. Pasi te zbresim e te vulosim pashaportat, autobuzi qe eshte nisur sebashku me ne do te na prese jashte gati per tu nisur drejt Milanos ku pritet te mberrijme rreth ores 19:00-20:00. Sapo te arrijme do te akomodohemi ne hotel, ku thjesht do te meren celesat e dhomes sepse check-in do do te behet qe nga Shqiperia nga ana e InterClubAlbania. Ne darke mbledhja e grupit, ku vendoset orari i zgjimit dhe lojra me njeri tjeterin si gjithmone. – ORARET PER TU KONFIRMUAR -.

E SHTUNE, 14 TETOR – Mengjesi ne hotel nga oren 08:00 me 09:15. Presim ende konfirmimin nga Interi per nje vizite ne Appiano Gentile, ku ne rast se realizohet, do te takojme disa nga lojtaret e skuadres dhe do te bejme pritjen e tyre me kore dhe brohorima. Perpara Appianos do te vizitohet edhe muzeu i Interit ne San Siro. Mund te vendoset qe te bejme nje vizite ne Como gjate pjeses se mbetur te dites dhe vizite ne nje qender tregtare ne Milano. Por gjithcka do te vendoset ne nje moment te dyte, kur te kemi te sigurte pergjigjen nga Interi per te percaktuar me pas se cfare do te bejme. Per kete do te merni nje komunikim tek Grupi i Anetareve nga Inter Club Albania. – PER TU KONFIRMUAR -.

E DIELE 15 TETOR – Pas mengjesit ne hotel, do te nisemi drejt Piazza Duomo, ku tani e kemi bere zakon te ndezim atmosferen me koret ne grup! Kush nuk i ka perjetuar, na besoni qe eshte nje eksperience unike, pasi bashkohen edhe interistat e tjere italiane ose nga vendet e tjera. Gjithashtu, do te vizitojme dyqanin zyrtar te Interit, ku do te keni mundesi te beni blerjet me uljen e perfituar me karten e InterClub-it. Ne oren 5, me autobusin e Inter Club Albania behet nisja drejt stadiumit ku do te shijohet derby ne maksimum dhe gjithe do te perjetojme nje nga eksperiencat me te bukura qe te ofron mrekullia e Meazzes e te cilin shpresojme ta fitojme. Pas ndeshjes kthimi ne hotel. – ORARET PER TU KONFIRMUAR -.

E HENE 17 PRILL – Pas mengjesit ne hotel, do te nisemi drejt Barit me buzeqeshjen vesh me vesh, pasi Interi jone do kete fituar DERBYN E MILANOS! Ne oren 22:00 do te nisemi nga Bari, e me pas te marten ne mengjes, ne oren 07:00 pritet te kemi mberritur ne Durres. Transporti do te behet nga Durresi deri ne Tirane perseri me autobuzin e Inter ClubAlbania.

Kontakte me Inter Club Albania

Prenotimet fillojne nga sot, e merkure, 06 Shtator 2017. Nxitoni, sepse ne dispozicion jane vetem 55 vende!

JUXHIN RAMA –
TEL
: 0695651111.

VANI KASHARA – 
TEL: 0693588335.

Facebook: Juxhin Rama (klikoni mbi emer)

FOTO NGA HOTELI
FOTO NGA TRAGETI
Trageti Rhapsody i GNV i Durres-Bari.
VIDEO NGA UDHETIMI I KALUAR

Anetaret qe kane prenotuar

*Anetaret qe jane ne kete liste kane paguar gjysmen ose shumen e plote te prenotimit.*

  1. Juxhin Rama
  2. Vani Kashara
  3. Xhorxhi Gellci
  4. Bush Bushaj
  5. Ariseld Hajdari
  6. Orest Rama
  7. Anta Haxhiraj
  8. Skeridian Micaj
  9. Daniel Micaj
  10. Emiguela Micaj
  11. Vullnet Krasniqi
  12. Gazmend Zekthi
  13. Besmir Mucaj
  14. Blerina Shaho
  15. Leonard Gjergji
  16. Bajram Kardhiqi
  17. Renato Mezini
  18. Saimir Kera
  19. Marildo Gora
  20. Klodian Xheka
  21. Ardit Dakshi
  22. Rei Sako
  23. Fatjon Neli
  24. Maria Sokoli
  25. Bashkim Beka
  26. Enerieta Brahimi
  27. Arber Numani
  28. Arlind Rexhmataj
  29. Emiljano Gjoza
  30. Erjon Shkulaku
  31. Geraldo Burnazi
  32. Nertila Bregu
  33. Melsen Gjinollari
  34. Alferento Rudi
  35. Mariglen Mata
  36. Jurgen Gjegja
  37. Igli Jata
  38. Saimir Lleci
  39. Indrit Spahiu
  40. Gezim Nezaj
  41. Sergi Mema
  42. Jakup Fishta
  43. Edison Doda
  44. Saimir Llukaj
  45. Dorian Seli
  46. Edlir Baburi
  47. Dorian Kaba
  48. Donald Kolaj
  49. Altin Kolaj
  50. Blerim Shehu
  51. Eduart Cera
  52. Donald Hysa
  53. Gerti Lici
  54. Kreshnik Sopi
  55. Trim Baraku
  56. Adriatik Hoxha
  57. Kudret Kodra