Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

807 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milito behet gati per derbyn. Por ne qershor…

Milito behet gati per derbyn. Por ne qershor…
Xhorxh Gellci

Kthehet ne fund te vitit. Mund te largohet ne qershor. Kjo eshte agjenda hipotetike e Diego Militos: 6 muaj ndalese, demtimi muskulot, Mazzarri qe thote “do te duhet nje muaj”, ai qe punon gradualisht dhe qe mund te jete i gatshem per 15 dhjetor, por me mire ta mendojme per derbyn e 22. Dhe pastaj? Zerat per ne fund te vitit: Milito ne skadence kontrate, Milito qe heret ose vone do te kthehet ne Argjentine, Milito qe thuhet se ka nje marreveshje verbale me Racing Avellaneda, ekipi ku ka filluar karrieren e tij futbollistike.

Fillojme nga e dhena e sigurt: Milito mund te jete i gatshem per derbin e fundvitit. Plani i rekuperimit po vazhdon dhe ai po nxeh motoret per derbyn. E dhena jo e sigurt? Sipas Gazzetta dello Sport, Princi mund te pershendete Interin qershorin e ardhshem.

Zerat rreth nje lamtumire te numrit 22 jane te shpeshta, per me teper eshte edhe deshira e tij per te mbyllur karrieren aty ku e ka nisur, tek Racing. Veren e shkuar, Diego mezi priste te rifutej ne fushe per te paguar gjithe dashurine e popullit zikalter pas demtimit ne gju; ne 22 dhjetor, Princi mund te luaje ne Derby dhe te filloje periudhen e tij te fundit zikalter; gjithmone nese nuk do te kete nje rinovim me nje ulje page te madhe, rruga e pare eshte ajo e pershendetjeve…

Muajt decizive do te jene ata mes marsit dhe prillit, dite ne te cilat Interi do filloje te diskutoje kontratat ne skadence, dhe pervec Militos jane gjithsej 7. Milito po punon fort per te qene akoma i vlefshem, pastaj ne 2014, lojtari dhe shoqeria do te ulen per te diskutuar te ardhmen, ku nuk perjashtohet asnje mundesi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags