Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

766 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milito: “Do te kthehet Interi i madh. Tripleta gjeja me e bukur dhe ai top i arte..”

Milito: “Do te kthehet Interi i madh. Tripleta gjeja me e bukur dhe ai top i arte..”
Ardi Deda

Diego Milito ka dhene nje interviste te gjate per gazeten algjeriane “Le Bueteur”. Princi ka folur per gjithcka, nga shoket e tij algjeriane tek projektet e se ardhmes:

Cfare mendon per Taider dhe Belfodil?

“Kemi te bejme me dy lojtare te mire per te cilet interi ka investuar shume. Behet fjale per dy vlera te sigurta ne te ardhmen, do te bejne historine per kete klub ose per nje klub tjeter per Belfodil. Te dy kane dhene nje kontribut te madh. Taider ka talent, eshte i ri dhe ka deshire per te fituar. I uroj atyre te bejne nje karriere te madhe”.

Pavaresisht nje karriere te pasur, duhej te shkoje ne moshen 30 vjecare per te fituar dicka me me interin. Si keshtu?

“Duhet te jemi te durueshem, ne jete si ne futboll. Mua mu desh te prisja te mbushja 30 vjec per te fituar kupen e Italise. Por e nisa karrieren time duke fituar titullin me Racing Allevanenda, gje qe nuk ndodhte pre 35 vitesh. Nese doni te verteten, asnjehere nuk e kam pyetur veten, une shqetesohesha vetem per te punuar shume ne stervitje. Sigurit, objektiva arrita ti realizoj vone por i realizova. Durimi dhe besimi im ma shperblyen. Ky mund te jete nje mesim per gjeneraten e re”.

Ne 2009-2010, pavaresisht titujve dhe golave, nuk u nominove as per topin e arte. Mbete i zhgenjyer?

“Sinqerisht, jo. Me modesti them se duhet te kisha qene midis kandidateve, duke pare qe jane 50 kandidate, por nuk mbeta i zhgenjyer”. Ajo qe ka rendesi per mua jane titujt me skuaderen. Ne do te me pyesnin ke te zgjidha midis topit te arte dhe titujve me interin, zgjedhja do te kishte qene e qarte. Do te kisha zgjedhur titujt me skuadren, sepse gjeja me e bukur ne karrieren time eshte Tripleta”.

Cili ishte sekreti i atij viti?

“Nuk eshte nje sekret por shume, ne sensin qe ishte nje sezon perfekt. Dhe qe nje sezon te jete perfekt, ka nevoje per shume faktore. Ne rradhe te pare, impenjimi i lojtareve me pas nje staf teknik me kualitet i drejtuar nga Mourinho. Ishte nje seri faktoresh qe na beri te triumfonim”.

Dhe nje super sulm me ty dhe Eto’o…

“Jo vetem, kishim individualitete te medha ne ekip. Duke pasur lojtare me kualitet ishte nje pjese e sekretit te suksesit tone”.

Cfare duhet te behet per te ndertuar nje Inter te tille?

“Ka nevoje per kohe, sepse Interi eshte ne nje periudhe rindertimi, me shume lojtare te rinj, me nje staf te ri teknik. Kemi dhe ndryshimin e pronesise se klubit. Me gjithe keto ndryshime, kemi nevoje per kohe per te punuar dhe per tu kthyer ne normalitet. Per ate qe perfaqeson interi, klubi duhet te perqendrohet ne objektiva me te rendesishme. Por kam besim, se me pak kohe, do tia dalim te arrijme objektivat tona”.

Modeli yt kur ishe i ri?

“Kur jemi te rinj shohim gjithmone lojtaret qe zbresin ne fushe te dielen ne Argjentine. Pervec Maradones modeli ishte Enzo Francescoli, nje futbollist i jashtezakonshem”.

Dhe i ngjan fizikisht?

“Po, ma kane thene shpesh. Per mua ka qene nje reference brenda dhe jashte fushe”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags