Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,450 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milito: “E ndjek akoma Interin”.

Milito: “E ndjek akoma Interin”.
Rinor Sopaj

Në një intervistë eksluzive për calciomercato.com, Diego Milito është përgjigjur edhe në disa pyetje në lidhje me Interin e tij. Këtu keni deklaratën e Princit:

“Sigurisht që akoma e ndjek Interin, kam një ndjenjë mjaft të madhe akoma për të. Eshtë një klub që më ka dhënë shumë, jam gjithmonë në kontakt me Palacion, gjithashtu kam një raport shumë të mirë me Zanettin, ndëgjohemi shpesh. Për momentin nuk bën pjesë në një prej më të mirëve, por jam i sigurt se Interi do të ringritet, është një klub i nivelit botëror. Mancini njeriu i duhur? Eshtë një trajner i cili e njeh ambientin zikaltër, ka eksperiencë dhe ka fituar shumë. Nuk kam dyshim që ai është trajneri i duhur për t’u rikthyer në nivele të larta”.

Pastaj e mbyll me finalen e Madridit: “Sa herë e mendon? Do të jetë në mendjen time për aq kohë sa kam jetë sepse ishte një moment unik. Një luftë gjatë gjithë jetës vetëm për atë dhe kam pasur fatin ta fitoj ishte një ëndër që e kisha që kur isha fëmijë. Pastaj ai dy golësh vlen shumë më shumë se cdo gol tjetër. Shumë thjeshtë është e paharrueshme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.