Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,271 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milito: “I dashuroj tifozet e Interit dhe i ndjek gjithmone. Ja cfare mendoj per Icardin…”

Milito: “I dashuroj tifozet e Interit dhe i ndjek gjithmone. Ja cfare mendoj per Icardin…”
Inter Club Staff

Ish sulmuesi i Interit dhe legjenda e gjalle, El Principe Diego Milito ka dhene nje interviste per goal.com. Argumenti? Natyrisht Interi.

Ja fjalet e Diegos: “Si e shikoj Interin? Natyrisht qe jam ende shume i lidhur me klubin dhe do te jem gjithmone. Interi me ka dhene shume. I dashuroj tifozet, qytetin e Milanos. Atje kam kaluar momente te paharrueshme. Nga larg eshte pak e veshtire dhe ndryshe, por i ndjek gjithmone ne cdo ndeshje qe mundem te shikoj. Shikoj nje Inter qe po ndertohet. Tani eshte nderruar dhe tranjeri dhe duhet pak durim. Klubi po kerkon ekuilibrin.”

“Si e kam perjetuar largimin? Me mbaroi kontrata dhe mendova se ishte momenti per ti lene vendin lojtareve me te rinj. Natyrisht isha pak i trishtuar qe u largova nga klubi qe dashuroja dhe qe me ka dhene shume. Cambiasso, Samuel, Zanetti dhe Milito? Ndonjehere gjerat shkojne keshtu, nuk duhet qe te mendojme shume. Une kam perjetuar momente te rendesishme, jam i lumtur dhe dashurine e tifozeve do e kem pergjithmone si nje kujtim te bukur me vete, kudo qe te shkoj. Ajo eshte gjeja me e rendesishme qe me ben te lumtur sa here e mendoj.”

“Ne vendin tim eshte Icardi? Eshte nje sulmues i madh, i ri dhe me shenja permiresimi. Do te beje rruge, si disa te tjere qe jane tek Interi. Me Morattin kam nje raport special, me ka treguar gjithmone besim… Une do e falenderoj gjithmone qe me ka dhene mundesine qe te bejme ate qe kemi bere. Jam shume i lidhur me te. Me Thohir nuk eshte se kam kaluar shume kohe sepse u largova. Interi po kerkon ekuiliber dhe ka nevoje per kohe dhe durim. Shume lojtare jane larguar, kane ndryshuar shume gjera. Duhet te kemi besim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.