Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

516 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milito: “Interista, ju tregoj Lautaron: ja pse ai do te dije se si te shpertheje tek Interi. Ne Camp Nou…”

Milito: “Interista, ju tregoj Lautaron: ja pse ai do te dije se si te shpertheje tek Interi. Ne Camp Nou…”
Ardis
  • On 13/10/2018, 19:21

“Ekipi i Inter-it ne keto momente eshte ne rrugen e duhur per ty rikthyer serish aty ku duhet te jete. Ka disa lojtare optimal dhe nje trajner te mire. Duhet te reduktoje diferencen sa me shpejt dhe kjo eshte e mundur vetem duke dhene perfomanca te rendesishme sic beri ne muajin e fundit. Juventus-i qendron gjithmone tek ekipet me te mira, por Interi ka mundesi te luftoje deri ne fund”. Ka folur Diego Milito per Gazzetta dello Sport. Edhe Il Principe ishte nje nga protagonistet ne eventin e Trento-s.

Mbase mund te jete surpriza e Champions League.
“Ndeshjet e para ishin performanca optimale dhe per me teper ka shume mundesi permisimi. Spalletti niset me nje baze te mire lojtaresh, tashme duhet te beje nje rrugetim te rendesishem sepse te luash ne Champions League eshte ndryshe nga kompeticionet e tjera. Por Inter-i i ka letrat ne rregull per te luajtur si protagonist”.

Ndeshja e rradhes mund te na jape nje te dhene me precize, ne stadiumin ku Inter-i juaj mbase e kuptoi se mund ta fitonte Champions League ne 2010. Ndeshja kunder Barcelona-s ishte kthesa?
“Ishte nje gjysemfinale e bukur, kunder nje skuadre shume te forte. Por nuk besoj se ishte ndeshja me e rendesishme, sepse ate vit kemi pasur shume ndeshje te tilla”.

Per momentin ne kete Inter shume pak lojtare kane luajtur ne Champions League perpara ketij sezoni: a mendoni se dikush mund te kete “frike” nga impakti me Camp Nou?
“Nuk duhet te kene frike. Eshte nje stadium qe mund te te frikesoje edhe per shkak te forces se kundershtarit sepse kunder eshte lojtari me i mire ne bote: Messi. Une kam besim: Inter-i do te beje nje ndeshje te madhe”.

Perpara ndeshjes se madhe ne Europe, eshte nje super sfide ne Serie A. Si perjetohet derby i Milanos?
“Derby ngelet nje derby, nje ndeshje speciale, shume e degjuar. Dhe kur e luan e di qe do te shikoje e gjithe bota, sepse eshte nje event madheshtor. Eshte e nevojshme te japesh gjithcka ne fushe: grinte, vendosmeri dhe deshire per te fituar. Sepse derby nuk eshte nje ndeshje qe mund ta luash: derby eshte nje ndeshje qe duhet ta fitosh. Gjithmone”.

Kthehemi tek Interi dhe tek lojtaret: shume ju falenderojne qe e bindet Lautaron te transferohej tek Interi.
“Eshte nje lojtar i kompletuar persa i perket struktures fizike, kualiteteve teknike dhe mentalitetit. Ja psh, personaliteti i tij eshte impresionues: eshte akoma i ri por di se cfare do dhe si ta marre ate qe do. Di sesi te behet i dobishem, dhe ne moshen e tij nuk e shikon perdite nje gje te tille. Do te beje nje karriere te madhe”.

E prisnit kete tip impakti ne Itali?
“Po. Dhe jam i bindur se tek Inter-i do te beje shume mire. Tashme ai po luan shume mire, por do te jete shume here me mire sepse Lautaro mund te rritet shume. Do ti dhuroje popullit zikalter shume kenaqesi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.