Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

603 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milito: “Kam zgjedhur une te luaj sot. Per tifozet…”

Milito: “Kam zgjedhur une te luaj sot. Per tifozet…”
Xhorxh Gellci

Brescia-Inter, qendra sportive ‘San Filippo’ ne Brescia. Debutimi i formacionit te stervitur nga Salvatore Cerrone ne Kampionatin Primavera 2013-2014 eshte rasti per te pare ne fushe Diego Milito, i cili ka zhvilluar 45 minuta me Lorenzo Tassi dhe shoket e tjere.

Fusha me mungonte shume, jam natyrisht i kenaqur nga fakti qe jam kthyer ne fushen e lojes pas 6 muajsh. – shpjegon Princi ne mikrofonat e Inter Channel. – Ndoshta me mungon akoma ritmi i ndeshjes, por kam filluar te luaj me Primaveren pikerisht per kete. Me e keqja ka kaluar, jam i kenaqur qe jam kthyer te luaj nje ndeshje zyrtare dhe sigurisht ne keto jave do te arrij formen me te mire. Me eshte bere qejfi qe kam luajtur me te rinjte e Interit, ishte zgjedhja ime te vija te luaja sot kunder Brescias per te vendosur minuta ne kembe. Njoh shume lojtare nga te rinjte, sepse kemi bere pregatitjen verore bashke dhe sot jam ndjere mire, i falenderoj per pritjen qe me bene.

Ka shume tifoze qe po presin rikthimin e Princit ne fushe me skuadren e pare, dhe shume e kane shoqeruar edhe ne ndeshjen e sotme: “Eshte e mrekullueshme te shoh kaq shume afeksion. Sic e kam thene gjithmone, forza ime jane ate sepse kam vendosur ne koke te arrij formen me te mire per t’u dhuruar tifozeve kenaqesi te tjera sepse e meritojne. Shpresojme qe kete vit te jete nje Inter protagonist per te dhene, e perserit, kenaqesi per tifozet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags