Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,218 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milito kujton Tripleten: “Super sezon, te pranosh Interin eshte nje sfide. Pupi…”

Milito kujton Tripleten: “Super sezon, te pranosh Interin eshte nje sfide. Pupi…”
Bujar Berishaj

Ishte njeriu i fatit zikalter. Sezoni 2009/10. Ajri i Tripletes, nostalgjia e Jose Mourinhos, dhe ne menyre te pashmangshme, mendja e tifozit interist shkon drejt kujtimit te fanelles numer 22, qe ben tifozet zikalter te ngriten nga vendi, ane e mbane botes.

Viti i Tripletes eshte i lidhur pa asnje dyshim me figuren e Diego Alberto Militoil Principe, i intervistuar nga Gazzetta TV ne rubriken “Bomber”. Keto jane fjalet e njerit prej lojtareve qe ka shkruar historine zikalter, ky eshte rrefimi i te pavdekshmit, Diego Milito.

Gjithcka fillon me transferimin e Militos ne Milano, ne veren e vitit 2009. Ne moshen 30 vjecare: “Ka qene njesfide personale te vij tek nje ekip i madh ne moshen 30 vjecare”, fillon Diego. Sezoni fillon me ndeshjen e Superkupes Italiane mes Inter dhe Lazio, por zikalterit e humbin ndeshjes: “Ka qene nje hidherim shume i madhe, ishte nje ndeshje e rendesishme sepse behej fjale per trofeun e pare. Me shaka thoja se une isha ardhur dhe menjehere kemi filluar te humbim.”

Megjithate, Mourinho pas ndeshjes eshte i sigurte: “Nese i luajme te gjitha ndeshjet ashtu si sot, ne fund te sezonit do ti kemi fituar te gjithe trofete e mundshem.” Pas Lazios, fillon kampionati. Milito nuk shenon ne ndeshjen e pare kunder Barit, por fiton nje penallti te cilen ne gol e shnderron Samuel Eto’o, me ndeshjen qe pastaj perfundin 1-1. “Ka qene nje gjysme zhgenjim, deshironim ta fillonim mire kurse ne marrim nje gol nga Kutuzov, 15 minuta pa perfunduar ndeshja”.

Gezimi i pare ne zikalter vjen ne javen ne vazhdim, ne derbyn e pazakonte te veres. Edhe pse Milito kujton me gezim edhe golin e Thiago Motta qe ka qene rezultat i nje aksioni kolektiv me te vertete te cmendur: “Goli i pare? I mrekullueshem! Kam levizur dhe pastaj kam pare qe Thiago Motta po futej ne zone dhe keshtu e kam sherbyer me tp dhe ai ka shenuar poshte traverses. Pastaj goli i pare tek Inter nga penalltia, nje emocion i forte.”

Pas Milan, fillojne disa ndeshje ku pergezohet dyshja e sulmit Milito-Eto’o. Mbi te gjitha, parimi ishte nje ndeshje kunder Parma: “Po, ka qene momenti i pare kur ka nisur te flitej per dyshen Eto’o-Milito duke pare qe fitonim fal nje goli tim dhe te tij. Ne fushe gjendeshim mire, kishte me te vertete nje ndjenje mes nesh.” Por Princi nuk harron shoket e tjere qe rezultonin vendimtar: “Maicon ka luajtur nje sezon te madh, ishte vendimtar per neve. Per shembull kunder Napolit, goli im ishte merite e tij. Ka bere nje vrapim te pabesueshem, 30 metra me top, per te me sherbyer pastaj. Vetem duhej te shenoja.”

Kompaktesia e skuadres formohet mbi te gjitha ne ndeshje kontroverse dhe te veshtira, si per shembull ajo me Cagliari. Inter eshte ne disavantazh dhe kur futet ne dhomen e zhveshjes, Mourinho shkund te tijet. “Por ne pjesen e dyte”, kujton Milito, “kemi kthyer rezultatin fal pasaktesise se Conti dhe ia dal te transformoj ne gol dy here. Heren e pare ne shtyllen e pare, pastaj ne te dyten.”

Dhe, ne menyre te pashmangshme, gjate sezonit ai luan ndeshje te cmendura, pikerisht ashume sic e meson himni i skuadres, fanellen e se ciles e veshin Milito me shoke. Per shembull ndeshja kunder Siena: “Ka qene nje ndeshje e cuditshme, kemi pesuar golin e pare ne minutat e para, pastaj ia kam dalur te barazoi por ndeshja eshte e cmendur. Kalojme ne avantazh, por pastaj ata shenojne dhe jemi serish ne disavantazh. Dukej gjithcka e kryer kur mungon pak minuta nga fundi, pastaj mendon Sneijder per te barazuar, me Samuel ne sulm qe pastaj ka shenuar si nje bomber i vertete.”

Fundi i sezonit eshte nje rritje emocionesh, me Romen qe futet ne gare per Scudetto dhe udhetimin ne Champions League qe te ben te angazhohesh gjithmone e me shume. Vjen ndeshja e rendesishme ne Olimpico me Romes dhe Interit. Ndeshja nuk fillon mire sepse Julio Cesar ben nje gabim qe i lejon De Rossit t’i jap avantazhit Romes. Milito barazon, por Toni ristabilizon avantazhin romak: “Kemi pasur deri ne fund rastin e duhur per te bere mire dhe per te barazuar, por ne fund une godas shtyllen dhe Roma ka filluar te besoj me te vertete. Ka qene e komplikuar nga atehere e tutje.” Po sepse kapitujt vazhdojne te ndodhin, derisa Fiorentina ndal Interin ne Franchi kurse Totti me shoke kalojne zikalterit ne klasifikim.

Militos i kerkohet te flas per momentet ku Scudetto dukej i humbur, me Romen qe fluturon dhe Interin qe e ndjek: “Shpresonim ne cdo menyre qe Roma mund te humb disa pike, ne kemi pasur detyre te veshtire per te mposhtur formacione si Juventus dhe te vazhdojme te enderrojme finalen e Madridit, por mund ta benim. Lazio ne derby e kishte nisur mire, por pastaj ka humbur per shkak te nje permbysje te shkelqyer te Romes. Ishin zevendesuar Totti dhe De Rossi por ne fund ka fituar. Per ne ka qene nje zhgenjim i madh.”

Pastaj vijne ndeshjet kryesore te sezonit. Se pari, Roma-Sampdoria, ndeshja ne te cilen Pazzini ben nje kthese: “E kishim pare ndeshjen ne shtepine time me Zanettin dhe te tjeret. Ne pushim mes pjeseve isha me vajzen time ne krah, por kur ka shenuar Sampdoria kemi filluar duke bertitur. Doja te ia jepja gruas, por Javier me ndalon dhe une e pashe ndeshjen me ate ne krah. Kur ka shenuar akoma Sampdoria doja ta gjuaja ne ajer vajzen time, aq i lumtur isha.”

Ne fund, epilogu i lumtur dhe fitues. Siena-Inter, 16 maj 2010: “Ishim ne nje fushe te veshtire, duhej te fitonim. Curci kishte pritur gjithcka ne pjesen e pare, Balotelli kishte goditur edhe traversen. Dukej sikur porta ishte zhdukur. Kishim pak ankth, e dinim qe Roma ishte duke fituar. Ne minuten e 12′ Zanetti vepron bukur dhe me jep topin: une e kontrolloj dhe e mposht Curcin ne shtyllen e dyte. Pastaj fundi ka qene plote me adrenaline. ne goditjen e fundit te Rosit zemra me doli nga vendi, por gjithcka perfundoi mire.” Dhe, disa dite me pas, Milito ve firmen edhe ne kupen e trete te Champions League ne historine e Inter. “Po, ka qene viti me i mire i karrieres sime,” perfundon Princi qe pershendet tifozet interiste me ate buzeqeshje te nje argjentinasi melankolik qe sapo ka ndryshuar historine.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.