Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,229 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milito mbush 34: “Cfare pasioni ne Itali. Chiellini…”

Milito mbush 34: “Cfare pasioni ne Itali. Chiellini…”
Xhorxh Gellci

Ne diten e ditelindjes te 34 vjen nje homazh per Diego Militon, i cili eshte intervistuar nga websiti zyrtar i UEFA. Prici ka rikujtuar epokat e karrieres se tij, qe nga debutimi ne Argjentine deri ne ardhjen ne Itali: “Gjithcka ka nisur ne djepin ku kam liindur, sepse futbolli ka qene gjithmone ne gjakun tim. Asnje nga familja ime nuk ishte nje futbollist profesionist. Vetem babai im dhe gjyshi im e donin shume kete sport, edhe pse nuk ishin atlete profesioniste. Si une, edhe vellai im jemi rritur ne nje familje qe e adhuronte futbollin. Jemi rritur me futbollin. Kur isha 5 vjet kam filluar te luaj ne nje klub te lagjes time ne Argjentine. Duke u permiresuar kam kaluar tek Akademia e Racing. Me pare luaja per te rinjte, pastaj kam kaluar ne skuader te pare. Heroi im? Si te gjithe futbollistet argjentinas, mendoj per Maradonen, per kenaqesite dhe per gjithcka qe ja ka dale te na dhuroj me fanellen e Kombetares. Por idhulli i femijerise time ka qene Enzo Francescoli. Ishte nje kenaqesi ta shikoja te luante dhe e shikoja shume veten time tek ai.”

Pas Argjentines ardhja ne Europe: “Futbolli ne Spanje dhe ne Itali eshte i ndryshem, – shpjegon bomberi zikalter – si ne menyren e te luajturit si ne menyren e te menduarit nga tifozet. Ai italian eshte shume i ngjashem me futbollin qe luhet ne Argjentine, ne aspektin e pasionit dhe menyres se si behet tifozeri ne stadium. Ne Spanje ka me shume qetesi dhe respekt. Kam kaluar nje moment te bukur ne Spanje, por e shikoj veten time me mire ne futbollin italian. Ne Europe, futbolli eshte shume me i komplikuar. Ne Itali prioriteti eshte taktika, mbrojtesit jane te forte dhe te veshtire per t’u perballur. Duhet te jesh fizikisht i pregatitur per te perballuar duelin. Por edhe aspekti mental eshte themelor, sepse duhet te luash shume ndeshje dhe sepse e ndjen presionin qe duhet te fitosh gjithmone. Prandaj pregatitja mendore ka shume rendesi.”

Cili ka qene kundershtari me i veshtire qe je perballuar? “Duhet te zgjedh nje? Kam luajtur kunder shume mbrojtesve te shkelqyer. Mendoj se vellai im ka qene nje nga kundershtaret me te forte, duke pare se me njeh shume mire. Kemi luajtur kunder kur ai ishte tek Barcelona. Ketu ne Itali them Chiellini, eshte nje mbrojtes i mire dhe eshte e veshtire te kalohet.”

Per sa i perket rolit tend, ai i sulmuesit, Milito nuk ka dyshime se cili eshte numri nje: “Besoj se eshte Messi, pa asnje pike dyshimi. Mund te vendose nje ndeshje ne cfaredo moment, eshte nje lojtar me te vertete i jashtezakonshem. Te luash me te cdo fundjave duhet te jete fantastike. Une kam pasur kenaqesine te luaj edhe bashke edhe kunder tij, e njoh mire dhe e di se cfare eshte i afte te beje.”

Cila eshte keshilla qe nje bomber si Milito mund tu jape gjeneratave me te reja? “Gjeja me e rendesishme eshte te argetohen. Kur je nje femije, je akoma i ri, duhet ta duash kete sport. Nuk duhet te kesh objektiva te tjere, si te ngjitesh ne divizion te pare ose te fitosh para. Prinderit e mi nuk me kane bere kurre presion ne kete drejtim. Duhet te argetohesh dhe kjo eshte cka une kam bere kur isha femije. Pastaj pak nga pak, gjerat behen serioze.” Fjala e Princit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags