Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

908 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milito: “Nje vit i ndalur, eshte e veshtire. Do te pergjigjem ne fushe. Icardi, Botta dhe Hernanes…”

Milito: “Nje vit i ndalur, eshte e veshtire. Do te pergjigjem ne fushe. Icardi, Botta dhe Hernanes…”
Xhorxh Gellci

Diego Milito, prezent ne dyqanin Solo Inter, eshte ndalur te flase edhe me gazetaret. Keto jane fjalet e tij:

Si je? Do ja dalesh per te shtune?
“Jam mire, jam i disponueshem per te shtune, pastaj do te vendose trajneri.”

Si eshte Hernanes?
“Shpresoj qe te jete i disponueshem, mjeku dhe trajneri do te gjejne zgjidhjen me te mire. Eshte nje lojtar me shume kualitet, e njohim, eshte nje arme me shume dhe mund te na jape shume ne mesfushe. E kemi pare te diel dhe sigurisht jam i bindur qe ne te ardhmen do te jete shume i rendesishem.”

Probleme ne sulm?
“Per fat te keq eshte nje periudhe e dobet, ndodh. E rendesishme eshte qe kemi krijuar shume situata goli, do te mundohemi ti realizojme ne ndeshjet e ardhshme. Jane periudha qe ndodhin, shpresojme te kthejme situaten prej te shtunes.”

Milito eshte ne renie?
“Une duhet te flas ne fushe, eshte menyra e vetme. Per fat te keq pas demtimit qe kam patur, duhet pak kohe, duhet te behet nje pune e madhe, dhe ndonjehere je me mire, ndonjehere me keq. Te qendrosh per nje vit i ndalur ne moshen 34 vjecare nuk eshte e thjeshte, por jam i bindur qe mund t’i jap akoma shume kesaj skuadre dhe do te mundohem te jap maksimumin deri ne fund.”

Champions League eshte nje hipoteze?
“Ne ecim ndeshje pas ndeshje, nuk duhet te mendojme per ate qe do te ndodhe me vone. Kemi bere nje fitore te bukur te diel dhe duhet te ecim keshtu, shpresojme qe te vije kthesa. Te shtune kemi nje ndeshje te veshtire ne nje fushe te veshtire. Do te mundohemi te japim maksimumin dhe ne fund do te bejme llogarite.”

Marreveshja me Palacio?
“Sic kam thene edhe me pare eshte nje periudhe qe topi nuk hyn, por golat do te vijne. Qe te diel kemi krijuar shume raste, por eshte nje periudhe qe duhet te kaloje.”

Icardi eshte nje lojtar per Interin?
“Eshte nje lojtar qe ne te ardhmen mund te jape shume, mund ta jape edhe tani, por per fat te keq ka qene i ndalur per operacionin e kryer. Nuk eshte e thjeshte pasi dikush kthehet pas 2-3 muajsh. Jam i bindur qe ai do jape shume.”

Duhet te ndryshoje menyren e sjelljes?
Kushdo ben ne jeten e tij private ate qe e quan me te mire. Une flas per paraqitjen ne fushe, eshte nje lojtar qe ka kualitet dhe do e tregoje.”

Botta?
“Eshte nje lojtar shume i rendesishem, ka kualitet dhe e ka treguar ne ato pak minuta qe ka luajtur. Dhe ka shume personalitet gjithashtu.”

Cfare kerkon nga keto tre muaj?
“Te jem mire dhe te ndihmoj skuadren. Do te jap gjithcka kam per Interin, per kete fanelle dhe pastaj do te shohim.”

Fiorentina mund te jete pika e ktheses?
“Te gjitha ndeshjet jane te rendesishme, edhe ajo kunder Sassuolos ishte e rendesishme sepse vinim nga nje periudhe negative. Dhe shpresojme qe te shtune te bejme mire dhe te arrijme ne menyren me te mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags