Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

526 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milito-Palacio, Mazzarri rigjen dyshen e endrrave. Princi…

Milito-Palacio, Mazzarri rigjen dyshen e endrrave. Princi…
Xhorxh Gellci

Mazzarri mezi po pret. Pas pothuajse nje viti, Interi rigjen dyshen gol me te besueshme, Milito dhe Palacio. Kunder ish-Genoas te tyre, ata mund ta fillojne ndeshjen nga minuta e pare.

Te dy, duken sikur e kan patur te shkruar qe te luajne bashke, por nje seri problemesh i ka bere te kene qene bashke shume pak. Nese jane mire, te dy jane te gjendje ta bejne Interi te qendroje lart. Kete e tregon fakti se vitin e shkuar, me Stramaccionin, te dy argjentinasit ja kane dale ta cojne Interin vetem nje pike larg Juventusit. Kryevepra ka ardhur pikerisht ne Juventus Stadium, me nje dygolesh te Diego dhe nje gol ne fund te Rodrigo. Te dy kane nje inteligjence te jashtezakonshme, dhe dine si te levizin duke ndihmuar shoket, pa e humbur qartesine para porte.

Pastaj pjeset e erreta. Me pare nje demtim per Palacion dhe pastj per Militon, me thyerjen e legamentit te gjurit dhe KO per 6 muaj. Jo rastesisht, qe nga ai moment, Interi bie ndjeshem, per te arritur deri ne vend te nente. Megjithate Princi rekuperohet, rifutet me Sassuolon, dhe shenon menjehere dy gola. Tani Mazzarri nuk do te marre persiper rreziqe, por 90 minutat ne Kupe kunder Udineses dhe pjesa e ndeshjes kunder Chievos, te lene te mendosh per nje Milito ne rritje. Deshira per ta hedhur ne fushe nga minuta e pare ne Genova eshte e forte, megjithate duhet te perjashtohen rreziqet. Duke shtuar se Icardi eshte jashte dhe Belfodil ne merkato, Mazzarri ka vetem Botta-n, si nje alternative ne pankine.

Milito-Palacio nga minuta e pare? Te shohim…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.