Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,504 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milito: “Spalletti eshte mjaft i zoti, ky Inter eshte per Champions. Derby, Icardi e merkato…

Milito: “Spalletti eshte mjaft i zoti, ky Inter eshte per Champions. Derby, Icardi e merkato…
  • On 30/09/2017, 16:23

Inter kritikohet se nuk luan mire. Cfare mendon?
“Eshte e sigurt qe ka akoma mundesi te medha permiresimi, nuk duhet harrojme qe ka mjaft lojtare te rinje dhe nje trajner te ri. Para 3 muajve ky grup nuk ekzistonte fare. Duhet edhe pak kohe per ti gjykuar, por pritshmerite jane te medha”.

Cili eshte objektivi i ketij sezoni per zikaltrit?
“Objektivi primar eshte Champions League, nje kompeticion ne te cilin zikaltrit duhet te jene patjeter”.

Cila eshte karakteristika me e mire e Interit?
“Ka nje formacion solid dhe te ekuilibruar. Nuk mund te ecesh kaq mire ne kampionat nese nuk ke nje grup te mire dhe nje trajner te madh”.

Drejtuesit kerkuan Conten e Simeonen, por Spalleti po ben qe mos te pendohen.
“Spalletti ishte nje zgjedhje shume e mire. Rezultatet dhe karriera e tij e tregojne, ishte me i miri ne qarkullim. Punon edhe psikologjikisht dhe po ben kete skuader te dal nga momentet e veshtira qe ka hasur keto vite”

Tifozet zikalter votojne Spallettin si Top Playerin e kesaj merkatoje. Cfare mendon? 
“Besoj se drejtuesit kan bere zgjedhjen e duhur, por kan bler edhe mjaft lojtar te mire duke filluar qe nga Skriniar. Gjithsesi Spalletti me ka impresionuar me menyren sesi punon. Eshte gati te perballoj me kurajo cdo kundershtar”.

Ne sulmin zikalter eshte pasardhesi juaj, Icardi. I cili eshte grumbulluar edhe ne kombetare. A eshte Mauro gati te fitoj cmimin e golashenuesit e te ndihmoj shoket e skuadres per te fituar trofe?
“Icardi eshte nje sulmues i shkelqyer, ka nje nuhatje vrasese per gol. Shpresoj qe kete vit Interi te shkoj sa me lart. Mund ta fitoj cmimin e golashenuesit me te mire, por ka dhe konkurence shume te madhe duke filluar nga Dybala, e Higuain. Do jete nje duel i bukur edhe per ata te tre. Sampaoli duhet te jete i kenaqur sepse ka shume zgjedhje”.

Neser Benevento e pastaj Derby, nje ndeshje ne te cilen ju benit gjithmon diferencen…
“Uroj me zemer qe Derbyn ta fitoj Inter, sepse e di se cfare do te thot per tifozet kjo ndeshje. Nese fitojne do jete shume e rendesishme edhe ne aspektin psikologjik, ashtu sic ndodhi ne fitoren aq te rendesishme kunder Romes”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.