
Milito tek Racing, agjenti hap mundesine: “Enderron te kthehet”
Per Diego Milito mund te jene gjashte muajt e fundit tek Inter. Dje Princi ka deklaruar se do te jape maksimumin nga ketu deri ne fund te sezonit, pa u perqendruar tek e ardhmja. Ne sfond qendron Racing, qe do ta priste krahehapur ne qershor, sic ka deklaruar presidenti Victor Blanco. Sot ka provuar te hedhe drite mbi te ardhmen e tij agjenti i tij Fernando Hidalgo, duke folur per Calciomercato.it. Ja dhe fjalet e tij: “Per momentin nuk ka te reja per te ardhmen e Milito. Nuk kemi ne program takime me Interin per rinovimin, te shohim se cfare do te ndodhe deri ne fund te sezonit. Racing? Ai eshte tifoz i Racing dhe sigurisht do te donte te mbyllte karrieren atje, ne skuadren qe e zbuloi, por nuk e di nese do te shkoje tani apo ne vitet e ardhshme. Ky eshte nje vendim qe i perket atij”.
Qendron me shume mundesi lamtumira e Milito ne fund te sezonit dhe eshte ndjesia e forte qe do ti pergjigjet thirrjeve nga Argjentina, qe vijne pas atij demtimi te rende te sezonit te kaluar.