Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

795 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milito:”Per tu rikthyer duhet te luaj. Moratti eshte dhe do te jete Inter. Ai rekord…”

Milito:”Per tu rikthyer duhet te luaj. Moratti eshte dhe do te jete Inter. Ai rekord…”
Donald Elmazi

Diego Milito dhe kondicioni i tij fizik. Sulmuesi argjentinas eshte gati per te zene nje bluze titullari dhe e pretendon qe ne ndeshjet e ardhshme te Inter-it. Princi ka folur ne nje interviste per Corriere dello Sport, te cilen ua sjell te plote ne shqip inter.al:

Milito, si ndjeheni?

“Mire, gjtihmone me mire. Ka pak kohe qe stervitem me skuadren dhe jam ne rrugen e duhur”.

Ne sa perqind te formes jeni tani?

“Per te dhene nje perqindje eshte shume e veshtire dhe me te vertete nuk e di cfare t’iu them. Ajo qe eshte e sigurt eshte se permirsohem cdo dite e me shume dhe pergjigjet jane edhe me pozitive”.

Pas ndeshjeve kombetare do shohim Militon e vertete?

“Per te qene ne top forme kam nevoje te luaj sepse formen e duhur e gjen duke luajtur ne vazhdimesi. Me mungon edhe pak, por jam optimist”.

Nese Inter do te ishte ne Europa League, ju do te kishit me shume mundesi per te luajtur.

“Me me shume ndeshje ne kalendar do kishte nje ndryshim lojtaresh me te shpeshte, prej kesaj do kisha shume mundesi per te luajtur. Kupat e europes fatkeqsisht kete vit nuk i luajme dhe po perpiqem te kthehem ne forme duke u stervitur mire”.

Sa e veshtire ishte te “frenoje” deshiren tende per tu kthyer ne fushe kete vere?

“Mund te kisha hyre ne fushe qe ndeshjen e pare te kampionatit dhe e diskutuam kete mundesi edhe me pergatitesin atletik i cili erdhi edhe ne Argjentine me mua, por duhet te pershpejtoja procesin e sherimit. Nuk do te ishte zgjedhja e duhur sepse rikthimi duhet te ishte gradual pas atij demtimi te veshtire”.

Keni menduar te hiqni dore se luajturi?

“Kurre. Qe diten pas operacionit gjithmone kam patur nje deshire te madhe per tu rikthyer ne fushe”.

Pas dy goleshit me Sassuolon, kur ju perqafoi ne dhomat e zhveshjes, cfare iu tha Moratti?

“Ato fraza do mbeten midis nesh sic eshte me e mira, por presidenti u tregua i dashur mem ua. Jo vetem ai, por edhe skuadra, stafi teknik, fizioterapistet dhe te gjithe drejtuesit”.

I surprizuar qe Moratti e shiti mazhorancen e klubit?

“E gjitha qe do te behet, do jete vetem per te miren e Interit sepse Massimo Moratti eshte Inter dhe do jete gjtihmone duke pare ate qe ka fituar dhe se cfare i ka dhene shoqerise. Do mbetet gjithmone nje mit per popullin zikalter dhe ishte i mrekullueshem duke na trasmetuar qetesi edhe pse shet nje pjese te kuotave”.

Me 75 golat tuaj jeni 2 gola larg nga Angelillo dhe 3 nga Serena. E kuptoni qe mund te hyni ne top 10 e sulmuesve me te bujshem te historise zikalter?

“Nuk e dija sepse nuk i kushtoj shume rendesi numrave, por tani qe ma thate, nuk e fsheh qe per mua eshte nje nder i madh te jesh afer per te arritur kete pozicion”.

Palacio-Milito mund te behet dyshja-gol me efikase e kampionatit?

“Vitin e shkuar pas demtimit e kam thene gjtihmone qe me ngeli nje shije e hidhur qe luajta aq pak me Rodrigon, qe e perseris eshte nje person i shkelqyer dhe i pazevendesushem per skuadren tone. Kete vit jane dhe Icardi me Belfodil, dy sulmues fantastike, dy te rinj qe do te na japin shume, ne te tashmen dhe te ardhmen, te flasim vetem per mua dhe Palacion do te ishte nje gjest mendjemadhesie sepse cdo kusht do kontribuoje per te bere mire”.

Romes ju nuk i shenoni qe prej 3 vjet e gjysem. Ka ardhur koha per ta prishur kete zakon?

“Shpresoj, gjeja me e rendesishme eshte fitorja e skuadres: do te isha i lumtur nese Interi i merrte tre piket edhe pa nje gole timin sepse nje sukses per klasifikimin ka nje rendesi me te madhe. Sigurisht nese do te kisha mundesi per te zbritur ne fushe dhe te shenoja, gjithcka do te ishte me e bukur”.

Roma iu ka surprizuar ndopak me keto fitore ne kete fillim sezoni?

“Do thoja qe po sepse te beshe gjashte fitore radhazi eshte veshtire edhe per skuadrat e medha. Roma nuk ia ka dale ndonjehere ne historine e saj keshtu qe po ben dicka te mrekullueshme. Duke pare perberjen e skuadres nje nisje e tille sme duket surprize: verdhekuqete kane nje formacion te nje niveli te larte dhe me shume lojtare me kualitet, te afte per te bere ndryshimin ne cdo moment te ndeshjes. I respektojme, por nuk i kemi frike”.

Cfare iu ka bere me shume pershtypje nga Roma?

“Loja shume pozitive. 4-3-3 i Rudi Garcias eshte shume sulmues, mbeshtet tek sulmuesit e krahut te afte per te kaluar lojtaret dhe ne nje mbrojtje solide qe peson pak gola. Vetem Parma ia ka dale t’i shenoje dhe kjo do te thote qe Roma eshte e veshtire per tu mundur. Edhe te Lille Garcia shprehte nje lojte te njejte, por qe ta perserisesh ne Serie A ka nje merite me vete”.

Kush eshte sekreti i Tottit qe edhe 37 vjec eshte aq brilant sa nje 20 vjecar?

“Francesco eshte nje kampion absolut dhe kampionet jane te tille: thjesht s’mund t’i kuptosh se si mund t’i bejne keto gjera. Ai ka nje gjuajtje me koke te forte perpos kualiteteve te tjera teknike te mrekullueshme. Vrapon si nje 20 vjecar dhe eshte ne nje forme te shkelqyer”.

Ne karrier keni qene ndonjehere afer per tu bere shok skuadre me Tottin?

“Une personalisht nuk kam patur kontakte, por para se te shkoja tek Genoa, ne janar te 2008, agjenti im foli me drejtuesit e Romes. Donin te dinin nese isha i gatshem per te lene Saragozen dhe te transferohesha ne kryeqytet. Ne fund nuk u be asgje”.

Cila eshte vlera kryesore e Mazzarrit si trajner?

“Nuk me pelqen shume te flas per trajnerin tim, por me duket e qarte qe tashme ka dhene shume, ne te gjitha profilet. Me te eshte pare nje skuader me identitet dhe ide te qarta. Formacionet e Mazzarrit e kane vene gjithmone ne dukje aftesine e tyre dhe kjo po ndodh edhe me Interin”.

Mazzarri iu kujton ndonje trajner te se shkuares? Ndoshta Mourinhon…

“Te besh keto krahasime te tilla eshte e veshtire sepse cdo kush ka stilin dhe metoden e tij te punes”.

Pas nje 2012-13 ferri, e prisnit kete fillim te Interit?

“Kur fillon sezoni i ri eshte normale qe te presesh me te miren. Kemi bere nje pergatitje te mire gjate veres dhe endrra per te marre kenaqesi te medha ishte. Per momentin jam i lumtur nga rezultatet qe kemi marre, por rruga eshte e gjate dhe nuk kemi bere akoma asgje. Per te pare Interin ne maksimum duhet akoma kohe sepse kemi ndryshuar shume dhe do te jete e nevojshme te punojme dhe te kemi durim”.

Cili eshte synimi i sezonit zikalter?

“Te ecim perpara ndeshje pas ndeshje. Vijme nga nje vit i veshtire si ne rezultate dhe ne demtime: me mir mos vendosim shume objektiva”.

Lereni menjane per nje moment diplomacine. Do te firmosje per vendin e trete dhe kthimin ne Champions si rrjedhoje?

Te shohim ne fund cfare do te kete ndodhur. Por jam i bindur qe duke i bere gjerat mire, mund te arrijme lart dhe te jemi mes tre te pareve ne fund te kampionatit.”

Dikush mendon qe Interi aktual eshte i gatshem per te fituar scudetton. Shume shpejt per te menduar per te?

“Qe kur kam ardhur ne Milano, jemi quajtur gjithmone mes favoriteve. Eshte loja e gazetareve dhe ne fund, duke pare qe jemi Inter, eshte edhe normale qe na i lene mbi shpatulla kete parashikim. Por ne realitet, te flasesh per scudetto per ne eshte shume shpejt.”

Cilet jane favoritet ne garen per titull?

“Tre emra: Juve, Roma dhe Napoli.”

Pse Benitez mund te beje mire ne Napoli pasi nuk ka fituar shume me Interin?

“Ketu ka ardhur ne nje moment te veshtire: skuadra kishte fituar gjithcka dhe ishte e veshtire te perseritej. Ne krahasim me dy vitet e Mourinhos ka provuar te ndryshoje shume, edhe ne metodat e stervitjes edhe ne menyren e lojes, por ka shkuar keq edhe per shkak te demtimeve qe ne ato muaj e kane reduktuar skuadren ne dispozicion. Por askush nuk duhet ta harroje qe me te kemi fituar dy tituj. Duhet t’i jemi mirenjohes per ate qe ka bere ne pankinen e Interit.”

Do te pelqente te luaje nje ndeshje me shiritin e kapitenit ne krah para fundit te sezonit?

“E kam patur vitin e shkuar kunder Atalantes ne 15 minutat e fundit. Nuk mendoj ta mbaj perseri, por nuk e fsheh qe nese do te kisha mundesine do te ishte nje motiv krenarie qe jem kapiteni i nje skuadre si Interi.”

Cfare do te beje Milito ne veren e 2014: do te kthehet ne Argjentine, do te qendroje tek Interi, apo do te kthehet tek Genoa?

“Pyetje e bukur, pyetje e bukur me vertet… E verteta eshte qe nuk e di sepse akoma nuk kam menduar. Jam i sinqerte: ne kete moment e ardhmja eshte mendimi im i fundit, sepse deri ne qershor mungon akoma shume kohe dhe mendoj vetem te kthehem ne maksimum pas gjithe asaj qe kam kaluar. Kur qendron jashte dhe vuan sepse te mungon shendeti, nuk ke mendime te tjera ne koke pervec se te ndihmosh shoket duke treguar qe perseri ne maksimum. Gjithcka tjeter kalon ne plan te dyte.”

Por agjenti juaj ka nisur nje diskutim per rinovimin e kontrates me ulje page. Ne cfare pike jemi ne tratative?

“Kemi folur pak, por tani eshte e kote te flasim per kete: eshte shume shpejt dhe kam prioritete te tjera.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags