Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

147 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ministri i Sportit ne Itali ngre alarmin: “A jeni me te vertete te sigurt qe gjithcka do filloje ne 4 maj?

Ministri i Sportit ne Itali ngre alarmin: “A jeni me te vertete te sigurt qe gjithcka do filloje ne 4 maj?
Inter Club Staff

I intervistuar per Tg2 Post, Ministri i Sportit te Italise, Spadafora ka folur per rifillimin e kampionatit. 

Fjalet e tij kane qene shume te ftohta ne drejtim te Federates dhe klubeve dhe kane transmetuar nje fare pasigurie per rifillimin e gjithckaje.

“Te merkuren une do te takoj te gjitha palet dhe do te me tregohet me perpikmeri protokolli i FIGC per sa i perket stervitjeve te klubeve.”

“Per momentin ju shoh shume te sigurt. Por a jeni vertete te sigurt kur thoni se gjithcka rifillon me stervitjet ne daten 4 maj?”

“Une per momentin nuk e shoh kaq te sigurt sa ju rifillimin e stervitjeve ne daten 4 maj: as stervitjet e as rifillimin e Serie A me vone”, ka thene ai.

“Nuk hy fare ne vlerat etike te kompeticioneve, Serie A jeton ne nje bote ndryshe ne krahasim ne sportet e tjera.”

“Jam dakort qe bota e futbollit duhet te rigjallerohet sepse e ka te nevojshme. Sot nuk jepet si e sigurt asgje.”

“Do te vleresoj me shume kujdes rinisjen e stervitjeve te klubeve. Por edhe nese ato rifillojne, kjo nuk do te thote se si reaksion zinxhir do te rifillojne me siguri edhe kampionatet. Askush nuk ka siguri per kete per momentin”, e ka perfunduar ai fjalen e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.