Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

143 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ministri Italian i Sporteve jep lajmin e mire per futbollin italian: “Une do te bej gjithcka cfare kam ne dore qe kampionati te rinise.”

Ministri Italian i Sporteve jep lajmin e mire per futbollin italian: “Une do te bej gjithcka cfare kam ne dore qe kampionati te rinise.”
Inter Club Staff

Ministri i Sportit ne Itali, Vincenzo Spadafora eshte ndalur sot per nje interviste tek Corriere della Sera ku ka folur per kthimin e mundshem te futbollit ne itali.

Si me poshte, pyetjet e gazetarit dhe pergjigjet e Ministrit ne shqip per te gjithe lexuesit e Inter Club Albania.

Vincenzo Spadafora, si minister i Sportit, e prisnit kete shperthim te toneve te botes se futbollit per rifillimin?

“Shumica e italianeve nuk e shohin me sy te mire rikthimin e kampionatit. Por une nuk bazohem ne kete moment ne sondazhe.”

“Futbolli eshte shume i rendesishem per vendin tone, e njoh shume mire diferencen qe duan te bejne ata qe duan te keqperdorin mesazhe te caktuara.”

“Jane legjitime interesat ekonomike ne kete histori, por kur sulmojme per gjera te tjera pastaj, apo bejme presione, kjo sjellje nuk i ben mire aspak.”

Futbolli ka krijuar nje ide se ju jeni kunder rifillimit te tij.

“Do te ishte e pabesueshme qe nje Minister i Sporteve te shkaterronte futbollin apo te kishte per qellim kete.”

“Une shpresoj me gjithe zemer qe te rinise gjithcka, por do e vendose qeveria. Nga data 18 pritet gjithesesi te rikthehen stervitjet e skuadrave ne grupe te medha.”

“Ndersa per kampionatin do te bazohemi ne elemente shkencore qe sot nuk jane te disponueshme. Ne mesin e majit mund te behet edhe nje parashikim realist. Ne mesin e majit mund te bejme nje parashikim sadopak realist.”

Ju keni thene “per Serie A nuk flas fare, tani do merrem me sporte te tjera” dhe kjo ngjau si nje ofendim i rende per futbollin me popullor ne Itali. Duket sikur nuk deshironi qe Serie A te rifilloje.

“Nuk ekziston asnje kundershtim i imi per te rifilluar, por vullneti per te vleresuar nje rinisje te Serie A do te dale ne pahe ne momentin qe te sigurohet shendeti i te gjitheve: stafit dhe skuadrave.”

“Pastaj per mua sporti eshte nje. Nuk mund te bej perzgjedhje, prandaj e kam thene ate. Per mua jane te gjithe sportet njesoj.”

“Nese do rifilloje Serie A, nuk jane vetem ndeshjet. Po transporti, hotelet, qindra-mijera njerez qe levizin nga nje territor ne tjetrin. E kujt do te jete pergjegjesia? Protokolli do duhet qe te percaktoje edhe kete.”

Protokolli sanitar ka ardhur pak me vonese? Nuk mund te behej me pare?

“18 maji shenon diten kur do te rifillojne skuadrat te sterviten ne grup. Por mendoj se jo, nuk ka pasur asnje vonese.”

Nese nuk rifillon kampionati, Federata eshte shume e shqetesuar edhe per ceshjen e ngjitjeve dhe renieve nga kategorite perkatese. Cfare do te behet per ti evituar keto probleme?

“Eshte nje problem i Federates ky. Po e diskutojme ne kete moment por shpresoj shume te rinise Serie A dhe te mos perballemi me kete ceshtje.”

Franca e mbylli me futbollin. Nuk mendon se ja vlen te presim edhe pak perpara se te vendosim ta ndalim futbollin apo jo?

“Kur une them te presim, ju i perktheni ato qe them une sikur dua qe kampionati te mbyllet. Ajo qe them une nuk eshte dicka pa shkak. Tani ne kete momet qe po flasim, nuk e dime ta themi me siguri se kur do te rinise gjithcka.”

Po ju vete, cfare mendoni? Si mendim personal flas…

“Une di te them qe si Minister i Sporteve do te bej gjithcka cfare kam ne dore qe Serie A te rinise. Eshte per te miren e te gjitheve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.