Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

380 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mino Raiola kercenon Interin? “Per rinovimin e De Vrij mos me pyesni mua, por duhet te pyesni…”

Mino Raiola kercenon Interin? “Per rinovimin e De Vrij mos me pyesni mua, por duhet te pyesni…”
Inter Club Staff

Mino Raiola ka qene prezent ne Palazzo Parigi ku eshte mbajtur Asambleja e Liges. Prokuratori ka folur pak a shume per te gjithe lojtaret e tij, duke leshuar edhe nje kercenim te vogel per zikalterit.

Keto kane qene fjalet e tij:

Teme e rendesishme te Milani, cfare po ndodh me Donnarummen?

“Por nese eshte nje teme e rendesishme ne shtepine Milan, atehere flisni me ata. Per cfare me pyesni mua?

Po Donnarumma eshte i Milanit deri ne vere…

“Degjo, Gigio duhet lene ne paqe. Po kerkon te beje dicka te madhe per karrieren e tij me Milanin. Kjo ka rendesi. Per te tjerat flasim me vone.”

 

Pogba largohet nga Manchester?

“Duhet ta lini ne paqe edhe ate. Sepse kur flas une levizin edhe aksionet ne burse, njerezit behen nervoz. Ka njerez qe nuk flene naten. Me mire te mos flas.”

Cfare ndodh me De Vrij?

“Po ku e di une. Flisni njehere me Interin per te. Sepse ata nuk jane bere me te gjalle per rinovimin e rene dakord kohe me pare.”

Pra cfare po ndodh me rinovimin?

“Flisni me Interin.”

Pinamonti?

“Pinamonti eshte nje lojtar i ri te cilit Interi i ka sugjeruar nje rrugetim dhe ai po e ben. Jo vetem se ka qene i demtuar, por ai nuk eshte i lumtur qe nuk luan me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.