Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,142 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Miqesore ndermjet Legjendave te Interit dhe atyre te Real Madrid: Ja detajet. Thohir dhe Perez…

Miqesore ndermjet Legjendave te Interit dhe atyre te Real Madrid: Ja detajet. Thohir dhe Perez…
Inter Club Staff

Sot ne Madrid eshte prezantuar ndeshja Corazon Classic Match 2014, miqesore ndermjet legjendave te Interit dhe legjendave te Real Madrid.

Ne kete prezantim ne Bernabeu, sic eshte pare edhe nga foto e publikuar nga Interi ne profilin e saj Twitter dhe ne faqen zyrtare ne facebook, kane qene te pranishem edhe Toldo, Berti, Ancelotti, presidenti Thohir dhe Cordoba.

Disa detjaje per kete ndeshje perpara se te kalojme tek fjalet e Presidentit te Interit Thohir dhe te atij te Real Madrid Perez. 

– Miqesorja ndermjet legjendave te Real Madrid dhe Inter Forever eshte ne program me daten 8 qershor.

– Perfitimi monetar do te dhurohet per bamiresi ne programet edukative per femijet e vegjel.

– Ne kete prezantim ishte prezent edhe Santiago Solari, i cili ka luajtur si tek Interi si tek Real Madrid.

– Ne ndeshjen e 8 qershorit do te jete prezent ne fushe edhe Zamorano me Djorkaeff.

– Ne prezantim moren pjese dhe dy presidentet aktual te Interit dhe te Real.

I pari qe mer fjalen eshte Presidenti i Real Madrid: “Pershendes miqte tane te Interit, me te cilet kemi nje raport te mrekullueshem prej shume vitesh. Bernabeu per Interin eshte nje stadium mitik sepse ketu keni fituar Championsin e trete. Interi ka tifoze ne te gjithe boten dhe natyrisht eshte nje nga klubet me te medha ne planet. Falenderoj Thohir qe pranoi ftesen. Kjo ndeshje duhet te jete nje motivim qe na bashkon te gjitheve dhe mbeshtet femijet kudo qe ndodhen. Fondacioni yne numeron 223 shkolla ne 70 vende te ndryshme ku me shume se 35.000 femije marin pjese. Interi dhe Real Madrid deshirojne te japin shprese per keta femije dhe kjo ndeshje do te behet per ta, lojtaret do te luajne per ta qe meritojne nje bote me te mire. Shpresoj qe ne daten 8 qershor shume tifoze te futbollit dhe te dy skuadrave te shikojne kete ndeshje ku do te marin pjese lojtare si Djorkaeff, Zanetti, Stankovic, Zidane, Solari, Zamorano, Figo, Berti, Cordoba.”

Tani eshte radha e Thohir te flase: “Pjesa me e madhe e tifozeve te Real Madrid neper bote jane Indonezian, nuk e di nese e dini. Sapo kam bere nje vizite ne strukturat e Real Madrid, jane fantastike. Deshiroj te komplimentoj presidentin Perez per keto struktura kaq te rendesishme. Interi dhe Real Madrid jane skuadra historike te cilat edhe jane ndeshur ne ndeshje shume te rendesishme. Interi ne keto momente ndodhet ne nje moment tranzicioni dhe po kerkon qe te rikthehet ne nivelet qe i takon dhe sebashku me pune do ja dalim. Skuadra, pergatitesit, tranjeri, ndihmesit: te gjithe bashke po punojme. Jam shume i lumtur qe jam ketu ne kete stadium ku ne 2010 kemi fituar Champions League. Inter Forever ka lindur me deshiren e Fiacinto Facchettit. Atij jam i sigurte qe do i pelqente kjo ndeshje dhe kjo iniciative, eshte nje projekt qe po punojne shume persona: lojtare, drejtues dhe te tjere. Jam i lumtur qe po bashkpunoj me Real Madrid, ekip te cilin do ta kemi perballe edhe ne turneun amerikan.”

Me fjalet e presidentit te Interit mbyllet dhe ky prezantim. Ne fund te tij u be dhe nje foto ne grup me dy presidentet dhe disa nga ish yjet e Interit dhe Realit.

Ja dhe disa foto nga prezantimi i sotshem ne Bernabeu:

Foto e bere perpara prezantimit ne Bernabeu. Ne foto sipas radhes: Toldo, Berti, Ancelotti, Thohir dhe Cordoba.

Erick Thohir gjate fjales se tij ne prezantim.

Foto ndermjet Presidentit te Interit, Erick Thohir dhe atij te Real Madrid, Perez, pas prezantimit.

Foto pas prezantimit ndermjet delegacionit te Inter Forever dhe atij te Real Madrid.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.