Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

711 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mirabelli zbulon prapaskena: “Gabriel Jesus tek Interi ishte marreveshje e mbyllur, por pastaj erdhen sheiket…”

Mirabelli zbulon prapaskena: “Gabriel Jesus tek Interi ishte marreveshje e mbyllur, por pastaj erdhen sheiket…”
Inter Club Staff

Ish-drejtori sportiv i Milanit ne ta kaluaren edhe vezhgues i merkatos se Interit (drejtues i vezhguesve) ka dhene nje interviste per Libero ku ka folur edhe per disa tratativa merkatoje te klubit zikalter. 

Marreveshje dhe tratativa. Kush ka qene gjeja me kurioze qe ju ka ndodhur? 

“Ne koherat e Interit vajta ta shikoja vete nje lojtar qe quajtur Gabriel Jesus qe luante me Palmeiras. Nje lojtar qe e kisha zbuluar me video. E ndoqa disa ndeshje dhe vendosa se e meritonte te ndiqej edhe ne stervitje. Aty nisi e veshtira.”

Pse? 

“Sepse ishte kohe derbi ne Brazil, luhej Palmeiras-San Paolo qe ndihet shume ne ato ane. Dy klubet sterviten te ndare vetem nga nje mur bari: cdo fytyre e panjohur konsiderohet nje spiun i kundershtareve.”

Atehere cfare ben ti?

“Une prezantohem duke i thene se jam nje italian dhe qe deshiroj te shikoj strukturen qe ata kishin e nderkohe qe me tregojne cdo gje une spiunoja cdo levizje te Jesus. Pastaj kerkoj pak uje dhe arrij te perballem me te. I shtrengoj doren dhe i le nje takim.”

Pastaj? 

“Kthehem ne Itali, blerja ishte pak a shume e mbyllur per 20 milione. Por ne mes u fut nje agjent i lidhur me Interin dhe na ben qe te humbasim kohe. Pastaj u futen sheiket ne loje, paguan dyfishin dhe mire u pafshim.”

Me falni, pse qeshni? 

“Per te bere dicka ate merkato, Interi me pyet se cfare mendoj per Gabogl. Ju pergjigja: “Ne asnje menyre, nuk jua keshilloj”. Rezultatin e dini vete.”

Te tjera situata ku Interi nuk ju ka degjuar? 

“Casemiro e kisha mbyllur per 5 milione euro. Kane preferuar M’Vila.”

Ne disa gjera ama ju kane degjuar…

“Murillo, Brozovic, Perisic, per shembull. Perisic e njihja mire, luante tek Wolfsburg: kishte pranuar propozimin tim por gjermanet nuk donin ta shisnin.”

Si perfundoi?

“Shkoi tek selia e klubit, u ul dhe i tha: deri sa te me shisni tek Interi une nuk stervitem me. Fitoi ai, fituam ne.”

Mirabelli, cfare mendoni per ceshtjen Icardi? A ka humbur Interi pike?

“Sigurisht. Mauro eshte nje djal i mbare, por mbi te gjitha duhet te jete Interi. Gjithmone Interi. Une nuk do e kisha kthyer me ne grup dhe sdo e kisha futur me ne loje edhe sikur te me kushtonte skualifikimin nga Champions League. Vlen Interi ne te tilla raste, nuk ka kompromise. Do te ishte sinjal i forte edhe per te ardhmen.”

Po ti, si perfundove tek Milani?

“Punoja tek Interi me Fassonen. Punoja mire aty, por kur ishte mundesia ai me mori me vete tek Milani.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.