Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

979 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Miranda: “Jam i lumtur te Interi. Mancini nje trajner i madh. Vitin tjeter vendi i dyte objektiv minimal”

Miranda: “Jam i lumtur te Interi. Mancini nje trajner i madh. Vitin tjeter vendi i dyte objektiv minimal”
Bujar Berishaj

Ne rast te eventit te organizuar per ‘Premio Gentleman’, eshte i pranishem edhe mbrojtesi zikalter Joao Miranda qe ka folur per gazetaret e pranishem. Keto jane deklaratat e tij:

SEZONI – “Donim te arrinim ne Champions League dhe na vjen keq qe nuk e kemi arritur kete objektiv. Por duhet te shikojme gjerat pozitive te ketij viti, ne pjesen e pare te kampionatit kemi bere shume mire. Besoj qe vitin tjeter do te bejme me mire dhe mund te arrijme ne Champions”.

PJESA E DYTE E KAMPIONATIT – “Duhet te reflektojme sepse nje skuader e madhe si Interi nuk mund te kete rezultate te tilla si ne pjesen e dyte te kampionatit. Kemi lojtare te mire dhe kualitete, duhej te benim te mire. Sic e kam thene, vitin i ardhshem do te bejme me mire. Duhet te arrijme ne vendin e dyte, minimalisht”.

E ARDHMJA – “Nese qendroj te Interi? Besoj qe po. Kam nje kontrate, jam i lumtur dhe shpresoj te vazhdoj ketu”.

MURILLO – “Shkojme mire se bashku, eshte nje lojtar i madh dhe ka nje potencial te madh”.

SIMEONE – “Cholo te Interi ne te ardhmen? Jam i lumtur me Mancinin qe eshte nje trajner i madh. Sigurisht ne sezonin tjeter do te bejme gjera te medha”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.