
Miranda: “Jam mbrojtesi me i forte ne Serie A! Ndeshja me e bukur? 3-2 kunder Milanit. Boterori…”
Kete here, protagonist i emisionit Drive Inter eshte Joao Miranda.
Mbrojtesi brazilian ka folur per gjestet ne fushe por jo vetem. Me fjale te qarta dhe pa rruge mesi, kjo eshte intervista e tij.
“Per eksperiencen por jo vetem, mendoj qe jam mbrojtesi me i mire ne Serie A. Spalletti? Flas shpesh me te, gjate stervitjes dhe kur shohim videot taktike. Me pelqen si trajner, deshiron gjithmone te fitoj, ashtu si une”.
USHQIMI – “Me pelqen pasta dhe jashtezakonisht shume lazanja. Jam ushqyer gjithmone mire ne Itali, ketu eshte ushqimi me i mire. Te gatuaj? Jo. Nuk mund te bej asgje. Di te bej vetem ve dhe pasta te gatshme”.
HOBI – “Me pelqen te rri me femijet e mi, si lojtar zakonisht mungon pak ne shtepi dhe keshtu me pelqen shume te rri me ta. T’i dergoj ne stervitje, ne shkolle. Si isha une ne shkolle? Shume i mire, sidomos ne matematike”.
KUALITETI NE FUSHE – “Besoj qe jam i kompletuar, teknik dhe i shpejt. Jashte fushes jam i qete, mendoj gjithmone para se te veproj. Besoj se jam i tille edhe ne fushe”.
RAFINHA – “Eshte mire ketu, ne fillim nuk ishte mesuar te stervitet ashtu sic stervitemi ketu. Ka akoma shume kohe per te treguar vleren e tij. Une e njihja tashme, eshte nje lojtar shume i mire”.
NDESHJA ME E BUKUR – “Derby qe kemi fituar 3-2 me Milanin ka qene nje ndeshje shume e bukur dhe per mua te fitosh derbyn eshte gjithmone gjeja qe me pelqen me shume”.
BOTERORI – “Mendoj te luaj sikur te ishte i fndit, besoj se eshte nje moment i rendesishem per Brazilin. Nese nuk behemi kampion ne Rusi nuk ka rendesi asgje. Por kemi kualitetet per t’u bere kampion”.
MUZIKA – “Degjoj gjithcka. Romantik? Besoj qe nuk jam shume romantik por as pak jo. Nese e nervozoj ndonjehere gruan? Po, por pastaj rregulloj gjithcka. Te vallezoj samba? Jo, nuk di te vallezoj. Me pelqen te shoh tjeret por nuk e kam mesuar kurre”.
PENALLTITE – “I kam gjuajtur 6 ose 7 ne karriere. Nje e kam humbur pastaj nje tjeter kam provuar me pallonetto por nuk ka shkuar mire”.