Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,295 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Miranda: Jemi akoma ne gare, frike nga askush…

Miranda: Jemi akoma ne gare, frike nga askush…
Blerim Shehu

Joao Miranda beson akoma. Braziliani ka dhene nje interviste per mikrofonat e Inter Channel. Mbrojtesi zikalter kembengul duke thene se Interi eshte akoma ne gare per objektivin sezonal: “Po, jemi akoma ne gare. Eshte e veshtire por mund tja arrijme qellimit. Mbreme kemi treguar se ekipi mund tja dale mbane. Nuk kemi frike nga askush, duhet te luajme me krenari, kurajo dhe ashpersi, pikerisht sic luajtem mbreme. Duhet ta provojme, mungojne dhe shume ndeshje dhe ne mund tja dalim. Secili nga ne duhet te jape maksimumin e tij per te arritur objekivat tane.

Ambientimi tek Inter – “Ketu ne Itali ndihem shume mire. Te gjithe tifozet, jo vetem ato Interiste jane xhentil dhe me bejne komplimente. Ketu tek Inter qe ne momentin e pare qe kam ardhur me kane trajtuar shume mire dhe me respekt. I luaj te gjitha ndeshjet duke u munduar te jap maksimumin tim. Me ke shkoj me mire ne ekip? Ne vecanti me te gjithe brazilianet, por ne pergjithesi me te gjithe, jemi nje grup. 

MANCINI – “Eshte nje tranjer qe me ka ndihmuar te rritem edhe me shume si futbollist sepse eshte tranjer me karakter, te cilit i pelqen loja e bukur dhe per kete ne mundohemi qe gjithmone te japim me te miren tone gjate ndeshjeve. Do te jap gjithmone maksimumin tim dhe te bej akoma me shume per tranjerin i cili ka shume besim tek une.

MURILLO – “ Eshte nje lojtar i madh, i ri dhe qe punon shume fort. Besoj se brenda 2-3 viteve do te jete mbrojtesi me i mire ne Europe. Punon shume dhe kerkon gjithmone qe te permiresohet. I ka te gjitha cilesite per te qene mbrojtesi me i mire”.

JO VETEM FUTBOLL –  “Kur isha i vogel me pelqente shume Formula 1, isha nje tifoz i   Ayrton Senna. Si ekip futbolli beja tifo perSan Paolo. Lojtaret e preferuar? Ronaldo, kur erdhi ketu ne Milano kemi darkuar sebashku”.

SAN SIRO – “Po, ehte stadium i vecante. Eshte nje stadium i bukur dhe historik. Kur nje lojtar merr vesh se do te luaje ne kete stadium, besoj se e perjeton si dicka shume mahnitese. Te dielen Palermo? Shpresoj te luajme ashtu sic luajtem ndaj Juventusit, me te njejten vendosmeri dhe organizim. Nese do te luajme si mbreme, me siguri qe do te fitojme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.