Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,173 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Miranda ne menyre te papritur: “Interi ka vene ne diskutim pozicionin tim. Mendoj qe…”

Miranda ne menyre te papritur: “Interi ka vene ne diskutim pozicionin tim. Mendoj qe…”
Inter Club Staff

Pas fitores se vuajtur dje te Brazilit te tij ndaj Costa Ricas, Joao Miranda ka folur ne zonen e gazetareve te kolegeve italian te Tre3Uno3.

Ai pas ndeshjes ka deklaruar:

“Niveli i ketij turneu eshte shume i larte, skuadrat e medha po kane shume veshtiresi.”

“Kushdo qe eshte kualifikuar ne Boteror eshte ketu sepse e ka merituar. Ne e dime qe kemi veshtiresi ne menyren se si shprehemi ne fushe, por kjo fitore na ka dhene force.”

Me pas ai ka folur edhe per Interin, dhe i eshte pergjigjur pyetjes:

“Je titullar tek Brazili, por a do te thote kjo qe mund te jesh titullar edhe tek Interi?”

“Po e di, Interi ka vene ne diskutim pozicionin tim ne skuader. Por une mendoj te punoj mire ne fushe. Vetem kaq. Te shohim…”

Me sa duket, ne menyre te papritur, Miranda ka shprehur pakenaqesine e tij per blerjen nga ana e Interit te hollandezit De Vrij dhe ne nje menyre jo te drejtperdrejte e ka shprehur kete pas ndeshjes se djeshme.

Per Spallettin Miranda eshte shume i rendesishem dhe do te deshironte ta kishte edhe ate se bashku me Milan Skriniar dhe Stefan De Vrij ne sezonin e ardhshem, por pas deklaratave te tij tashme cdo gje eshte vene ne diskutim.

Ne ditet e kaluara eshte folur edhe qe Interi ka folur me Miranden per rinovimin duke i ofruar edhe nje vit me shume kontrate me Ausilion qe kishte udhetuar edhe ne Londer per te folur me te kur ai ishte ne grumbullim me kombetaren.

Ne kete moment, deklarata e tij ka qene e papritur. Priten te reja ne ditet ne vazhdim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.