Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

847 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mirror – E pabesueshme, ja shifra e gjobes qe ka marre Lukaku nga United per mos paraqitjen sot ne stervitje

Mirror – E pabesueshme, ja shifra e gjobes qe ka marre Lukaku nga United per mos paraqitjen sot ne stervitje
Inter Club Staff

Me sa duket, Romelu Lukaku ka vendosur qe te forcoje doren per nje kalim te tijin ne Serie A ku e pret Antonio Conte me krahe hapur prej javesh tashme. 

Ne ditet e kaluara dhe Juventusi ka tentuar ta beje te sajin belgun, por Dybala dhe mungesa e deshires nga ana e tij per te kaluar tek United ka hedhur ne ere gjithcka.

Por duket se ka nje zhvillim te ri teper te rendesishem nga Anglia ne keto caste dhe gjithcka tregohet nga e perditshmja angleze Mirror.

Sipas tyre, Romelu Lukaku sapo eshte lajmeruar nga Mancester United se eshte denuar me nje gjobe katerqind mije sterlina.

Gjithcka ka te beje per faktin se Lukaku nuk eshte paraqitur sot ne stervitjen e Manchester United ne Manchester por ka zgjedhur qe te stervitet edhe nje dite tjeter me Anderlecht ne Bruksel.

Ai e kishte lejen per kete vetem per nje dite por belgu nuk e ka respektuar kete gje duke tentuar keshtu qe te detyroje United ta lere te lire sepse tashme ai eshte shume i paknaqur ne Angli.

Ole Gunnar Solskjaer nga ana e tij ka tentuar ta kontaktoje lojtarin edhe personalisht por ky i fundit nuk eshte pergjigjur as per te. Shifra e gjobes nuk eshte aspak nje shifer e ulet sepse korespondon me rrogen e plote te dy javeve.

“United – lexohet ne edicionin online te Mirror – ka kontaktuar 26 vjecarin per ti kerkuar nje shpjegim zyrtar per gjithcka cfare ka ndodhur dhe per mungesen e tij te paautorizuar por akoma nuk kane nje ide se kur Lukaku do te rikthehet ne Manchester.”

Kjo mund ti beje ata ta leshojne me lire Lukakun dhe te hapin rrugen e transferimit te tij drejt Serie A ku Interi dhe Conte mezi po e presin nje drite jeshile per te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.