Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

961 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mirror – Icardi, vetem ceshtje kohe ofertat rekord te United, PSG dhe Real: ja sa do te ofrojne

Mirror – Icardi, vetem ceshtje kohe ofertat rekord te United, PSG dhe Real: ja sa do te ofrojne
Inter Club Staff

Tashme jo vetem ne Itali, por ne te gjithe Europen flitet per ofertat e mundshme qe mund te vijne ne drejtim te Icardit. 

Kapiteni i Interit mund te rinovoje ne fund te sezonit me zikalterit, por sirenat per nje largim te mundshem nga Milano nuk jane shuar kurre.

“Sic ju kam thene, e ardhmja nuk mund te dihet sot. E tashmja ime quhet Inter, ku kam shtepine, shoket, nje jete.”

Per disa mund te jete nje deklarate se do te qendroje ne Milano kapiteni, por per disa te tjere, fjalet e thene nga Maurito, kane mjaftuar qe te ndertojne nje te ardhme larg Milanos per te.

Sipas asaj qe shkruhet sot ne tablodin britakin Mirror, kapiteni i Interit me kete deklarate ka hapur edhe njehere rrugen per nje largim te mundshem.

Gjithmone sipas anglezeve, edhe pse ai ka edhe tre vite kontrate me Interin, tashme eshte thjesht nje ceshtje kohe deri sa ne drejtim te Mauros te vijne oferta te cmendura me shifra rekord nga Manchester United, Paris Saint Germain dhe Real Madrid por pa harruar edhe Bayern Munich.

Mirror vazhdon edhe me tej kur tregon se keto oferta do e kalojne shifren e 100 milione eurove dhe nese kapiteni i Interit do te shitej, do te behej shitja me e shtrenjte e historise se Interit dhe nje nder me te shtrenjtat ne bote.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.