Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

410 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mirror ngre alarmin: “Ja formacioni qe kerkon Conte te ndertoje te Tottenham: plot tre lojtare te Interit, ja emrat.”

Mirror ngre alarmin: “Ja formacioni qe kerkon Conte te ndertoje te Tottenham: plot tre lojtare te Interit, ja emrat.”
Inter Club Staff

Sot eshte dita e pare e Antonio Conte si tranjer i Tottenham dhe ne Angli ka filluar te flitet shume per skuadren e tij te re.

Normalisht, ashtu si eshte perfolur edhe ne Itali gjate ketyre diteve, edhe ne Mbretrine e Bashkuar jane te mendimit se Conte do te tentoje te rrembeje disa lojtare tek Interi.

Dicka e tilla ka ndodhur edhe ne te kaluaren, ku ai per shembull tek Interi ka kerkuar ish-lojtare te cilet i ka stervitur te Chelsea.

Nderkohe, Mirror ne Angli ka shkuar edhe me tej duke ndertuar nje formacion ‘endrrash’ per teknikun me plot tre lojtare te Interit ne brendesi.

 Foto: Mirror

“Conte po mendon vertete te ndertoje nje Tottenham te hekurt dhe gjithcka deshiron ta filloje nga reparti i prapavijes.”

“Ai aty ka nje lojtar te cilin e vlereson shume: Romero, te cilin Tottenham e ka blere per nje shume te rendesishme parash veren e shkuar.”

“Por Conte nuk eshte i kenaqur vetem me te: ai deshiron ti rrembeje Interit plot dy mbrojtesa qendrore. Emrat? De Vrij dhe Bastoni.”

“Gjithesesi, Conte po mendon edhe per Marcelo Brozovic per te cilin sipas Mirror eshte gati te beje nje cmenduri dhe ti ofroje nje page shume te rendesishme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.