Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 29, 2020

Scroll to top

Top

1,726 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mision anglez per Ausilio: Do te shitet Handanovic. Mbi portierin ne sulm…

Mision anglez per Ausilio: Do te shitet Handanovic. Mbi portierin ne sulm…
Inter Club Staff

Dite te rendesishme ne shtepine zikalter, ne loje e ardhmja e klubit por edhe sesioni i ardhshem i merkatos e cila duhet te ndertohet ne menyren me te mire qe te mos qendrohet jashte Champions edhe per nje vit tjeter.

Disa sakrifica do te jene te paevitueshme sepse Fair Play Financiar e detyron dicka te tille. Keshtu, edhe kete sezon do te jete i detyrueshem menyra e ‘auto-financimit’ te merkatos me shitjet me pare te lojtareve dhe me pas blerjen e disa te tjereve. E pikerisht meqe po flasim per shitjet, nje nga emrat me te nxehte mbetet ai i Samir Handanovic: portieri slloven ka ambicjen qe te behet pjese e nje klubi qe do te luaje qe sezonin e ardhshem ne Champions sepse mendon se ka ardhur ne nje moshe ku nuk ka me kohe qe te prese edhe nje sezon tjeter.

Pikerisht per te, ka folur sot edhe e perditshmja italiane Gazzetta dello Sport, e cila shpjegon udhetimin e fundit te Ausilios ne Londer. Drejtori sportiv i Interit ka udhetuar pikerisht per kete arsye, transferimin e sllovenit ne Angli. Nuk eshte nje surprize qe portierit zikalter i pelqen Premier dhe Ausilio ka shkuar per te pare terrenin personalisht. Arsenal dhe Chelsea jane te interesuara per Handanovic, por qe Interi ta lere te lire ate, zikalterit nuk kerkojne me pak se 12-15 milione euro. Nje shifer mjaft e prekshme per cdo klub te madh europian, sidomos nese mendojme se portieri i Interit eshte nje nga me te miret ne bote si dhe integriteti i tij fizik nuk eshte aspak ne diskutim. Me pak fjale, Handanovic ofron edhe disa vite te tjera ne nivel te larte. Nderkohe mbeten gjithmone te hapura pista qe e con tek PSG dhe tek Barcelona.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.