Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

538 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Misteri i Real Madrid, perse nuk po rinovon Modric? Ka nje prapaskene: Perez ka vendosur qe te prese per shkak te nje objektivi!

Misteri i Real Madrid, perse nuk po rinovon Modric? Ka nje prapaskene: Perez ka vendosur qe te prese per shkak te nje objektivi!
Inter Club Staff

Ka nje mister qe po rritet gjithmone e me shume rreth figures se Topit te Arte, kroatit Luka Modric. 

Ne ditet e kaluara ka dal ne pah ne media se ka nje tratative per rinovimin e tij me Real Madrid, por asnjehere nuk ka qene aq e rendesishme sa ti ve njehere e pergjithmon fre fjaleve per nje largim te tijin nga Madridi.

Nderkohe, nga ana tjeter eshte Interi qe e ka ndjekur me kujdes situaten e tij dhe ka pasur kontakte te vazhdueshme ne vere por Florentino Perez nuk e lejoi te ndodhte ky transferim.

Por deri me tani rinovimi me Real Madrid nuk ka ardhur dhe nuk ka detaje mbi dicka te tille. Pse?

Sipas lajmeve te fundit nga Spanja, Florentino Perez po fiton kohe per nje arsye te qarte qe ka te beje me nje objektiv ne merkaton e Real Madrid.

Behet fjale per Adrien Rabiot. Presidenti i Real Madrid perpara se te nenshkruaje nje kontrate te re me Luka Modric (e bashke me kontraten e tij edhea te te Toni Kroos, nje tjeter i emer i lidhur me Interin per merkaton e veres) deshiron te provoje qe te arrije tek mesfushori i PSG qe eshte edhe ne shenjestren e Barcelones.

Kjo eshte nje situate qe nuk eshte se i ka pelqyer shume Zinedine Zidane qe sapo eshte rikthyer tek pankina e Merengues dhe Modric e ka pike te dobet.

Pikerisht ardhja e francezit perseri tek Real Madrid i ka ulur shume shanset e nje transferimi te mundshem te Modric tek Interi.

Gjithesesi Interi mbetet gjithmone vigjilente per situaten e tij sepse Marotta po kerkon nje ekspert per ta shtuar ne mesfushen e Interit qe ka shume nevoje per nje top player.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.