Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

331 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mkhytarian dhe fjalet prej veterani: “Nuk kane rendesi minutat. Duhet ta dini se ketu jam vetem per…”

Mkhytarian dhe fjalet prej veterani: “Nuk kane rendesi minutat. Duhet ta dini se ketu jam vetem per…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme, nje nga surprizat ne fushen e lojes ishte edhe Henrik Mkhitaryan, qe ka luajtur per pjesen me te madhe te lojes.

Ai eshte preferuar ne fushe perpara Hakan Calhanoglu, duke zhvilluar nje ndeshje teper te rendesishme nga ana teknike dhe taktike.

Nderkohe, pas kesaj ndeshje, keto kane qene fjalet e tij per mediat: “Te fitonim sot ishte objektivi yne i vetem qe kishim”.

“Tani na pret Udinese, nje skuader me e forte se sezonin e shkuar dhe qe luan nje futboll teper cilesor per ate qe jep ne fushe”.

“Do te jete nje ndeshje e ngjashme me nje beteje, e dime shume mire se cfare duhet te bejme per te vazhduar kete rruge qe kemi nisur”.

“Dua te luaj por une jam ketu qe te ndihmoj skuadren. Nese luaj, shkon mire. Nese nuk luaj, jam i lumtur te futem nga stoli dhe te ndihmoj shoket”.

“Nuk kane rendesi minutat. Duhet ta dini se ketu jam vetem per te ndihmuar skuadren time. Duhet te jemi te bashkuar te gjithe dhe objektivin duhet ta kemi te njejte”.

“Vetem kjo ka rendesi per mua. Nuk ka rendesi sa minuta loje luaj”, ka mbyllur fjalen e tij per Mediaset Infinity lojtaru zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.