Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 2, 2022

Scroll to top

Top

681 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Modric-day – Ja cfare pritet te ndodhe sot! Ne mes eshte nje pakt per tu respektuar…

Modric-day – Ja cfare pritet te ndodhe sot! Ne mes eshte nje pakt per tu respektuar…
Inter Club Staff

Ja tek jemi, eshte Modric-day.

Me ne fund ka ardhur dita kaq shume e pritur, ajo e takimit balle per balle ndermjet Luka Modric dhe Florentino Perez.

Sot, me perjashtim te surprizave, kroati do te rikthehet te stervitet ne Valdebebas dhe me pas, ne darke, do te kete nje takim me numrin nje te Blancos qe do te rikthehet nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Aty nuk do te kete me asnje marzh per diplomaci: do te jete nje bisede: jashte oshe brenda. Por Modric i ka idete e qarta dhe do i thote presidentit qe deshiron te ndryshoje ambient pas 6 vitesh suksese tek Reali dhe deshiron te vije tek Interi.

Kjo eshte siguria qe ofron Gazzetta dello Sport e cila me pas shpjegon: “Precedenti i fresket i Cristiano Ronaldos i jep zemer Modric, sepse askush tek Reali nuk deshiron qe te mbaje ne shtepi nje lojtar te pakenaqur.”

“Logjika thote se Florentino nuk mund te heq dore nga dy lojtaret me te mire ne skuader. Tifozeria do e merte shume keq kete fakt. Por ndermjet Modric dhe numrit nje te blancos ka nje raport special, nje stime qe eshte rritur me kalimin e viteve. Edhe per kete motiv Modric ne ditet pas fitores se Championsit te trete i ka kerkuar presidentit qe deshiron te ndryshoje jete, deshiron sfida te reja. Ne ato momente Perez i ka dhene fjalen qe kjo gje mund te ndodhe kur ai ta deshiroje vertete. Nderkohe, tani Modric kerkon qe Perez te mbaje fjalen e dhene.”

Ndryshe nga largimi i Ronaldos, qe ndodhi pas nje takimi totalisht formal me agjentin Jorge Mendes dhe Jose Angel Sanchez, numri dy i Madridit, Modric do takoje personalisht Perez.

Kjo tregon se sa i forte eshte raporti i tyre, duke qene se do te takohen personalisht. Dje ka ndodhur takimi i radhes nderkohe ndermjet lojtarit dhe Vlado Lemic dhe Predrag Mijatovic.”

“Interi ka bere maksimumin duke i ofruar nje kontrate deri ne 2022 – nenvizon e perditshmja italiane -.”

“Oferta e Real? Do te varet me siguri nga disponibiliteti i Perez. Nderkohe Ausilio eshte gati te beje valixhet me destinacion Madridin. Te shtunen skuadra e Spallettit do te perballet me Atleticon, por dyshimi eshte tek fakti se drejtuesit zikalter mund ta perdorin kete transferte edhe per kete tratative.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.