Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

677 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Modric, sot eshte dita e te vertetes! Luka deshiron Interin, Perez vazhdon me murin: ja skenari

Modric, sot eshte dita e te vertetes! Luka deshiron Interin, Perez vazhdon me murin: ja skenari
Inter Club Staff

Vetem 36 ore nga fundi i merkatos ne Itali, Interi ka ende nje enderr qe deshiron ta realizoje: te sjelle Luka Modric ne Milano. 

Mesfushori dje ka zbritur ne fushe ne humbjen 4-2 te Real Madrid ndaj Atleticos se Simeones ne Superkupe.

Edhe pse dje ka mohuar gjithcka Butrageno (sic duhet te bente), ai deshiron me te vertete te veshe fanellen zikalter, sic eshte konfirmuar nga agjentet e tij dhe Interi.

Por Florentino Perez deri me tani ka qene i palevizshem: pasi u humb Cristiano Ronaldo, numri nje i Merengues nuk deshiron te heqe dore nga mesfushori me i mire ne bote, lojtar qe ishte kyc per sukseset e Zidane ne Madrid.

Por sot Modric duket se eshte i vendosur te takohet me Realin dhe te perserise deshiren e tij edhe njehere klubit madrilen: ka nevoje per stimuj te rinj dhe deshiron te luaje tek Interi.

Muri i Florentino, a do te bjere?

Natyrisht tani koha eshte e paket, ose me sakte, shume e paket per te ndertuar nje tratative te mirefillte per te sjelle ne Milano nje nga lojtaret me te forte ne planet por kontaktet e vazhdueshme ndermjet Piero Ausilios dhe Vlado Lemic si dhe perfaqesuesve te tjere te lojtarit duket se cdo gje eshte gati per nje kalim te tijin ne Milano.

Nese Real do te pranoje, kontrata e Modric eshte gati por edhe oferta per Realin bashke me formulen perfundimtare.

Fakti qe Luciano Spalletti nuk e ka mohuar nje ardhje te mundshme te tij dhe Piero Ausilio gjithashtu tregon se ka ende pak shprese (edhe pse shume pak, e theksojme) se mund te realizohet.

Pikerisht tekniku ka qene ai qe ka thene gjithmone se nuk deshiron te tallet me tifozet sidomos per merkaton dhe kesaj radhe nuk e ka mbyllur asnjehere porten qe te dergon tek Modric. Kjo ndoshta eshte pak, por tregon qe dicka po ndodh.

E nderkohe tifozet po ashtu si drejtuesit po presin takimin final Modric-Florentino Perez: sot endra ose do te behet realitet, ose do te qendroje perfundimisht nje enderr.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.