Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 24, 2021

Scroll to top

Top

1,336 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Modric telefonon Interin: deshiron me patjeter largimin. Ja cfare ka ndermend te beje te enjten kroati!

Modric telefonon Interin: deshiron me patjeter largimin. Ja cfare ka ndermend te beje te enjten kroati!
Inter Club Staff

Ne fillim te gjithe menduan se “nese niset per ne Tallinn, cdo gje mer fund”. 

Por me sa duket, ketu nuk ka mbaruar absolutisht asgje.

Kete gje e konfirmon me force sot Corriere della Sera ne faqet e saj:

“Kontakti i fundit me Modric ka qene dje ne dreke. Luka Modric nuk ka ndaluar asnje moment se menduari per Interin dhe Interi nuk ka ndaluar asnje moment se besuari ne mrekulli – lexohet ne faqet e se perditshmes italiane.”

Tratativa ne kuptimin klasik te saj, nuk ekziston. Por deri ne oren 20:00 te se premtes ne darke, kur ne Itali do te mbyllet merkato, zikalterit do te vazhdojne te shpresojne dhe te luftojne.

Telefonata qe eshte bere dje me mesfushorin kroati, i sapo zgjedhur si lojtari me i mire ne Boterorin e Rusise ka zgjeruar zemrat e drejtuesve zikalter dhe ate te Spallettit.

Modric beson ende shume se mund te largohet nga Real Madrid dhe se ne fund Florentino Perez do e lere te largohet ne drejtim te Interit.

Sipas asaj qe referon Corriere della Sera, stretegjia eshte e qarte:

“Lojtari nuk ka ndermend te dale hapur kunder Real Madrid, prandaj dhe ka hipur ne charterin qe i ka derguar kampionet e Europes ne Tallin ku neser ne darke do te luajne derbin ndaj Atleticos se Cholos per Superkupen Europiane.”

“Por te enjten, me te mberritur ne Madrid, Modric do e provoje perseri. Tentative e fundit dhe e deshperuar. Tentative me Perezin per ti kerkuar te respektoje fjalen e dhene per ta lene te largohet ne Milano njehere e pergjithmone. Pas gjithe atyre viteve ku ka dhene gjithcka me Realin, deshiron ti plotesohet deshira.”

Asnje propozim per rinovim. Keshtu u perfol ne mediat spanjolle ditet e kaluara por ai nuk e ka pare kete propozim perpara syve ne asnje moment.

Modric nuk ka nderruar ide dhe nuk mendon qe te zgjase kontraten me merengues. Nuk eshte aspak ceshtje parash, por ceshtje motivimesh. Ne Milano do te kishte me shumice, ne Madrid jo me!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.