Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,310 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Monchi sulmon rende Interin: “Ne jemi Roma. Ne Itali ka edhe nga ata si puna Interit qe…”

Monchi sulmon rende Interin: “Ne jemi Roma. Ne Itali ka edhe nga ata si puna Interit qe…”
Inter Club Staff

Ekipi i Romes eshte e vertete qe ka blere shume lojtare ne kete vere, madje edhe premtues, por ata kane shitur lojtare titullare te padiskutueshem gjithashtu dhe shtylla te skuadres si Alisson (dje tek Liverpool) dhe Radja Nainggolan (qe erdhi pikerisht tek Interi). 

Mbase keto largime por edhe pakenaqesia tek tifozet e Romes qe jane te zhgenjyer nga drejtuesit e Romes kane shtyre drejtorin sportiv te Romes, Monchi, i cili ne prezantimin e nje prej lojtareve te rinj te ekipit kryeqytetas ka sulmuar pa u menduar dy here Interin duke folur per ta me nenkuptim.

Gjithcka ka ndodhur sot gjate konferences se prezantimit te blerjes se Justin Kluivert, drejtori i Romes ka folur per planet e klubit por ka thene dicka qe ka prekur edhe situaten e Interit ne lidhje me FPF dhe listen Champions.

Ja fjalet e Monchit:

“Ambicja jone eshte qe ti bejme gjerat me mend, nuk duam te marim vendime qe te vene ne veshtiresi Romen.”

“Te mos harrojme qe ne Itali ekzistojne skuadra qe kane probleme me listat UEFA per shkak te FPF, ata mund te blejne, por nuk mund ti perdorin dot keta lojtare. Ne nuk duam te jemi si ata.”

“Une jam ketu te krijoj nje skuader te forte qe do te zgjase shume vite e jam 100% i sigurt qe do ja dal, jo 99%.”

Por Monchi ne ate qe thote nuk ka llogaritur se Interi ka probleme me listen UEFA sepse nuk deshiron te shese lojtaret e saj me te mire, ndryshe nga sa bere Roma.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.