Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,550 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Money League, Inter humb 2 pozicione. Te ardhurat nga stadiumi jane nje makth por, ka nje drite ne fund te tunelit…

Money League, Inter humb 2 pozicione. Te ardhurat nga stadiumi jane nje makth por, ka nje drite ne fund te tunelit…
Bujar Berishaj

Eshte publikuar raporti i zakonshem vjetore nga Deloitte,firma me e besueshme financiare qe cdo vit harton nje llogari te detajuar te klubeve kryesore ne boten e futbollit.

Sigurisht, llogaritja i referohet sezonit te kaluar pra atij 2013/14. Ne krahasim me nje sezon me pare Inter ka rreshqitur nga pozicioni 15 ne ate 17, duke u tejkaluar edhe Napoli e Atletico Madrid.

Qarkullimi ka mbetur pothuajse i njejte:  nga 164,5 mln ne 2013 ne 164 mln ne 2014. 52% e te ardhurave vjen akoma nga te drejtat televizive, qe ka rene 10% ne 84,8 milione per shkak te mungeses ne komepticionet europiane te vitit te kaluar. Kjo e dhene duhet te permiresohet kete vit me pjesmarrjen ne Europa League.

Pavaresisht nga rritja prej 9% ne stadium, te ardhurat nga ndeshjet kane rene 3% ne 18,8 milione euro. Kjo renie eshte shenuar per shkak te numrit me te vogel te ndeshjeve te luajtura dhe per shkak te perfitimit me te vogel nga te gjitha klubet e Money League Deloitte.

Nderkohe, te ardhurat komerciale jane rritur ne 18% apo 60,4 mln. Sipas Deloitte, pjesmarrja ne Europa League kete vit dhe njfotimet komerciale te bera i kane dhene nje rritje te ndjeshme klubit ne 2015. Por, sic paralajmeron Deloitte, nese Interi nuk kthehet ne Champions League dhe nese rriten te ardhurat nga stadiumi atehere per here te pare zikalterit do te jene jashte top 20.

Ky eshte klasifikimi i ekipeve:

Real Madrid 549,5 mln

Manchester United 518

Bayern Monaco 487,5

Barcellona 484,6

Psg 474,2

City 414,4

Chelsea 387,9

Arsenal 359,3

Liverpool 305,9

Juve 279,4

Borussia Dortmund 261,5

Milan 249,7

Tottenham 215,8

Schalke 213,9

Atletico Madrid 169,9

Napoli 164,8

Inter 164

Galatasaray 161,9

Newcastle 155,1

Everton 144,1

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.