Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,926 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti, 18 vjet me blerje te medha. Por edhe te deshtuara: dy skuadrat emblematike…

Moratti, 18 vjet me blerje te medha. Por edhe te deshtuara: dy skuadrat emblematike…
Donald Elmazi

Dita e sotme do te jete e gdhendur gjithmone ne historine e Interit tone.

Pas 18 vitesh presidence te “tifozit tone te pare” Massimo Moratti shet mazhorancen e shoqerise, duke i dhene keshtu fillimin epokes Erick Thohir. Pronari i ri do te futet me 35% ne shoqeri, ndersa ortaket e tij Roeslani dhe Soetedjo do te kene nga 17% secili per te menaxhuar ne keshillin administrativ. Te flasim per shifra, ne fakt kuota qe do te marre morati do jete pak me shume se 350 milion euro.

Per sa i perket, aspektit teknik, shume tifoze zikalter ne keto ore po kujtojne momentet me te bukura, ato emocionues dhe pse jo ato me te trishtueshem dhe te dhimbshem. Momente ndoshta per lojtare qe kane bere te enderrojne me golat e tyre, me lojen e tyre, me nderhyrjet e tyre dhe pritjet e tyre duke u bere idhuj te vertete per kete tifozeri. Shume kampione, por nuk kane munguar dhe deshtime, lojtare qe erdhen nen hijen e Madonninas te mbuluar me vellon e fenomenit dhe dolen si goditje falimentuese.

Tani do ju paraqesim dy formacione te bazuara nga cka shkruajtem me siper: ne te paren kampionet qe do jene te paharrueshem ne zemrat tona, ndersa ne tjetren nje skuader te perbere nga ata qe nuk lane shenje ne Milano.

Porta e sigurt me pritesin e endrrave Julio Cesar– e paharruar pritja e tij ndaj Messit ne Camp Nou te Barcellones- ndersa dyshja qendrore Lucio-Samuel dhe Kolosi Maicon mbrojtes i djathte, kompletojne murin e forte te mbrojtjes. Ne te majte gjejme nje pishman te vertet, ate Roberto Carlos qe e kemi admiruar kaq pak kohe ne krahun e majte. Mesfushe sasiore dhe cilesore me dyshen argjentinase Pupi Zanetti-Brujita Veron, ndersa ne repartin e avancuar do te gjejme- me te miren e viteve te fundit, efikasitetin e Princit Milito, shpejtesine dhe inteligjencen taktike te Mbretit Luan Eto’o, potencen e Fenomenit Ronaldo, gjenialitetin e Ibrahimovic. Nje spektakel. Trajner? Kush tjeter vec atij The Special One, udheheqesin Jose Mourinho.

Ana tjeter e medaljes servir lojtar ‘merzitshmerisht’ te mbajtur mend nga interistet dhe te tjeret ndoshta te harruar: ne porte Carini, i erdhur ne Appiano pas nje shkembimi te hidhur me Fabio Cannavaron dhe praktikisht s’eshte pare ndonjehere ne fushe. Mbrojtja e perbere nga Domoraud dhe Sorondo, ne krah te majte Cirillo– i ardhur nga Reggina ne kembim te 13 miliar liretash dhe Gresko “hero” i atij 5 maji 2002 te famshem. Dyshja e mesfushes se terhequr e perbere nga iluionisti Farinos dhe braziliani Vampeta, ndersa ne repartin e avancuar kemi treshen Quaresma-Morfeo-Kily Gonzalez. I pari, i shume paguar dhe nuk eshte dashur kurre nga populli zikalter, i dyti nje “artist” po qe kurre nuk e shprehu artin e tij dhe i treti, anesori i dashur me ngulm nga Cuper qe ka lene vetem pakenaqesira. Sulmues kryesor, ai Robbie Keane i ardhur me Lippin per 31 miliard lireta dhe i shitur pasi erdhi Tardelli per te shperthyer diku tjeter. Trajner- duke ndjekur keshillat e librit te fundit te kapitenit- pikerisht Marco Tardelli, pa shtuar asgje tjeter, duke shmangur kujtimin se kush ka qene “ndeshja” e tij…

INTERI ME I MIRE(4-2-3-1): Julio Cesar, Maicon, Lucio, Samuel, Roberto Carlos, Javier Zanetti, Veron, Ronaldo, Ibrahimovic, Eto’o, Milito. NE DISPOZICION: Pagliuca, Cordoba, Materazzi, Simeone, Stankovic, Sneijder, Vieri, Baggio. TRAJNER: Jose Mourinho.

INTERI ME I KEQ(4-2-3-1): Carini, Cirillo, Sorondo, Domoraud, Gresko, Vampeta, Farinos, Quaresma, Morfeo, Kily Gonzalez, Keane. NE DISPOZICION: Frezzolini, N.Rivas, Brechet, Gilberto, Luciano, Choutos, Hakan Sukur. TRAJNER: Marco Tardelli.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.